Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga pritet të zhvillojë një vizitë zyrtare në Shqipëri, më datë 10 dhe 11 shtator.

Burime pranë Presidencës kosovare kanë konfirmuar për Top Channel se Jahjaga gjatë vizitës së saj në vendin tonë do të pritet në takime të veçanta nga presidenti Bujar Nishani, kryeministri Edi Rama dhe kryeparlamentari Ilir Meta.

Gjithashtu, presidentja kosovare do t’u drejtohet me një fjalim edhe deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, ndërsa në planin e axhendës së saj bën pjesë edhe një vizitë në qytetin e Shkodrës dhe atij të Beratit.
jahjaga
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)