Presidentja pret Kushtetuesen
për Ligjin e amnistisë
Presidentja Atifete Jahjaga do të ndjekë procedurën e zakonshme përsa i takon procesit të shpalljes së Ligjit për Amnisti, kushtetutshmëria e të cilit është kontestuar një ditë më parë nga një grup deputetësh.
Presidentja Atifete Jahjaga do të ndjekë procedurën e zakonshme përsa i takon procesit të shpalljes së Ligjit për Amnisti, kushtetutshmëria e të cilit është kontestuar një ditë më parë nga një grup deputetësh. Do ta pezulloj procedurën vetëm nëse Gjykata Kushtetuese ia kërkon në mënyrë të shkruar, shkruan gazeta Koha Ditore.
Ramush Tahiri, këshilltar i presidentes Atifete Jahjaga, i ka thënë gazetës të shtunën se ligji do të vazhdojë procedimin, pavarësisht se deputetët e kanë bërë lëndë në Kushtetuese.
“Në momentin që ligji vjen te ne, ne i kemi tetë ditë për të vendosur në ndonjërën nga tri këto mënyra: për ta nënshkruar, për t’ia kthyer Kuvendit ose për të mos e nënshkruar. Nëse presidentja nuk e nënshkruan brenda tetë ditësh, prapë ai hyn në fuqi kur të publikohet në Gazetën Zyrtare”, ka thënë Tahiri. “Në momentin kur të vijë tek ne, nuk është relevante se a ka shkuar në Kushtetuese apo jo, përveç nëse ne marrim një letër prej Gjykatës Kushtetuese, që thotë se duhet të ndërpriten procedurat derisa gjykata të marrë vendimin”.
Ligji për amnisti ka kaluar të premten në tryezën e presidentes Atifete Jahjaga. Mënyra se si është proceduar ka lënë dilemën nëse kreu i shtetit brenda tetë ditësh do të mund ta shpallë ose jo këtë ligj që ka derivuar nga marrëveshja e 19 prillit Kosovë-Serbi, shkaku që të njëjtën ditë është kontestuar kushtetutshmëria e përmbajtjes së tij nga deputetë të lëvizjes “Vetëvendosje” dhe nga ata të Lëvizjes për Bashkim dhe nga deputeti i pavarur Emin Gërbeshi.
Marrë nga Koha Ditore
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.7%
-
Jo
39.4%
-
Nuk e di
12.9%
Vota total: 4393
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘Për pak ditë vjen 21 janari, të mos e harrojmë’, Veliaj nga Kuvendi Rinor i Tiranës: Në mes të Bulevardit vriteshin njerëz me plumba në mish se ishin socialistë
15 Janar, 20:45
-
Hyn në fuqi strategjia afatmesme e të ardhurave, goditje nëndeklarimit të pagave! Buxheti i shtetit do përfitojë 650 mln €
15 Janar, 20:43
-
Ylli Pata: Pse Gaz Bardhi i trembet primareve në PD?!
15 Janar, 20:39
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, meritë e Trump? Biden: Po bëjmë shaka? Ishte punë në ekip
15 Janar, 20:32
-
Joe Biden: Arritja e marrëveshjes së armëpushimit në Gaza, një nga sfidat më të vështira të karrierës sime
15 Janar, 20:26
-
Jakin Marena: Berisha ‘hyn’ në krevatin e ‘tradhëtarëve’, Bardhi rebelohet me leje
15 Janar, 20:20
-
Hamas: Marrëveshja me Izraelin erdhi si rezultat i qëndresës palestineze
15 Janar, 20:18
-
E ndarë në tre faza, ja çfarë parashikon marrëveshja Izrael-Hamas për armëpushimin dhe lirimin e pengjeve?
15 Janar, 20:09
-
Shkatërrimi i kartelit italo-shqiptar të narkotrafikut nga Kolumbia, si dhëndri i ‘Diabolik’ bënte pazare me shqiptarët, zbërthehen mesazhet në Sky Ecc
15 Janar, 20:08
-
Komandohet drejtuesja, për herë të parë PD e Shkodrës do drejtohet nga një grua
15 Janar, 19:55
-
Vrasja e biznesmenit Bujar Nasufi tek 'Pallati me Shigjeta', drejtori i Policisë Tiranë: Janë mbledhur prova shkencore dhe kompjuterike, do t'i shërbejnë hetimit
15 Janar, 19:48
-
Marrëdhëniet Greqi -Shqipëri, avokati Islami: Kanë bërë masakra në vendin tonë, Beleri në PE ishte goditje! Sekretari i OMONIA-s: Jemi urë komunikimi mes vendeve
15 Janar, 19:31