Avokati Idajet Beqiri ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe ligjore në vend, duke u ndalur te përgjegjësitë e ish-zyrtarëve të lartë për ngjarje të rënda në të kaluarën.

Në një intervistë televizive, Beqiri deklaroi se ka marrë sinjale pozitive lidhur me letrën drejtuar Sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio, ku kërkon hetim për krime të pretenduara të Sali Berishës, Ilir Metës dhe bashkëpunëtorëve të tyre, duke kërkuar një rol më aktiv të SPAK në zbardhjen e ngjarjeve si viti 1997 dhe “21 Janari”.

Beqiri shtoi se po rikuperohen serverat e Kryeministrisë, për ngjarjen e "21 janarit" dhe nënvizoi se shumë shpejt do të ketë mandat për arrestimin e Berishës.

“Sot kam marrë një lajm pozitiv për letrën që i dërgova sekretarit amerikan të shtetit, Rubio, për krimet që ka bërë Berisha, Meta dhe banda e tyre. SPAK duhet të merret me bëmat e Berishës dhe Metës. Me krijimin kundër njerëzimit në vitin 1997 dhe me në krye krimin shtetëror të “21 Janar”. Presim zhvillime të reja në shumë apekte. Po bëjnë përpjekjet për ta varrosur, edhe në kohën e rikuperimit të serverëve të Kryeministrisë. Më “21 Janar” do të kemi mandatin e Berishës, është fundi i tij, nuk ka më kufij”, tha avokati.