Presion opozitës, 
LDK e AAK i kthehen seancës - por jo Vetëvendosja

Presion opozitës, <br />LDK e AAK i kthehen seancës - por jo Vetëvendosja
Ka vazhduar punimet seanca e Kuvendit të Kosovës, pasi që është arritur marrëveshja në takimin e dytë mes kryetarit të kuvendit, Jakup Krasniqi, nënkryetarëve dhe shefave të grupeve parlamentare, ku prezent ishte edhe zëvendës ambasadori amerikan në Kosovë, Michael Murphy.

Në fillimin e seancës në mengjes, shefat e grupeve parlamentare të LDK-së, Vetëvendosjes dhe AAK-së, ishin këmbëngulës që Qeveria ta tërheq Projektligjin për bankat, institucionet mikrofinanciare dhe Institucionet financiare jo bankare, kurse Ligji për ndërmarrje publike dhe Ligji për ndërtim të procedohen në mënyrë të rregullt në Kuvend e jo më procedurë të përshpejtuar.

Por, dy takime të kryeparlamentarit Jakup Krasniqi  dhe Murphy-t me shefat e grupeve parlamentare ka rezultuar me sukses për për vazhdimin e seancës plenare.
Ishte vetë shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci  ai që propozoi që të shtyhet shqyrtimi i Projektligjit për bankat dhe institucionet mikrofinanciare.

Kjo erdhi pas presionit të opozitës, e cila në fillim të seancës kërcënoi me largim nga salla nëse nuk hiqet ky ligj nga rendi i ditës.LDK dhe AAK u pajtuan me propozimin e Grabovcit, përderisa Grupi Parlamentar i Vetëvendosjes nuk u pajtua me këtë dhe deputetët e Vetëvendosjes në shenjë proteste u larguan nga seanca.

"Ne këmbëngulim në ndërtimin e një Kuvendi i cili është i lirë nga çdo trysni, i cili i merr vendimet e veta në bazë të interesit të qytetarëve të Kosovës duke i përfaqësuar ata dhe duke punuar për ta. Ajo çfarë ndodhi sot në Kuvend është pikërisht e kundërta e një Kuvendi të tillë të Republikës. Sot, Kuvendi ra pre e imponimit", tha Visar Ymeri nga Vetëvendosja duke shtuar se Kuvendi nuk vendosi vet dhe për Kosovën, por u vendos për Kuvendin dhe në dëm të Kosovës.

Procedimin e ligjit për bankat dhe institucionet mikrofinanciare e ka kundershtuar edhe shoqeria civile. Perfaqesuai i KDI-se Driton Selmanaj në nje interviste i ka akuzuar institucionet mikrofinanciare për pasurime të paligjshme nga kamatat e larta.

Dy projektligjet e propozuara në seancën e sotme, Projektligjin për ndërmarrjet publike dhe Projektligjin për ndërtimet morwn mbështetjen e shumicës së deputetëve të Kuvendit dhe u miratuan. Edheministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi paraqiti një informatë lidhur me arrestimin e dy policëve të Kosovës nga xhandarmëria serbe.

/rg/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Euro 2024/ Spanja kundër surprizës Gjeorgji, formacionet e sfidës së Këlnit

Euro 2024/ Spanja kundër surprizës Gjeorgji, formacionet e sfidës së Këlnit