Presioni i Kokëdhimës në jug, test
strukturave: Me mua apo me PS?

Presioni i Kokëdhimës në jug, test<br />strukturave: Me mua apo me PS?
Edhe pse ka humbur mandatin e tij prej deputeti, Koço Kokëdhima ende ka tentakulat e tij të pushtetit në dy sfera. Së pari ai kontrollon fuqishëm drejtuesit e institucioneve në Qarqet Vlorë dhe Gjirokastër të cilët i ka emëruar vetë dhe që kryesisht janë besnikë dhe prodhime të vetë atij.

Po ashtu, të gjitha strukturat e Partisë Socialiste në këto dy qarqe, kanë eliminuar njerëzit e hershëm të bazës, dhe janë zëvendësuar me të rinj, me moshë nën 30 vjeç e po ashtu me asnjë eksperiencë të mëparshme në punë partiake.

Këta njerëz që vlerën e tyre kryesore kanë marrëdhënien direkte dhe pëlqimin e Kokëdhimës, janë nën kontroll të tij. Ka edhe nga ata të cilët, i kanë mbijetuar fshesë Kokëdhima për shkak të mbrojtjes apo marrëdhënies direkte me deputetët e tjerë të Vlorës, si kryeministri Edi Rama, e ligjvënësit Valentina Leskaj e Fatmir Toçi.

 

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois