Presioni për punonjës, turizmi rriti pagën mesatare për efekt kontributesh me 23%

Presioni për punonjës, turizmi rriti pagën mesatare për efekt kontributesh me 23%

Foto ilustruese

Nevoja për punonjës nga ata më pak të kualifikuar deri tek ata me kualifikim të lartë për sektorin e turizmit e ka vendosur këtë të fundit në një presion të vazhdueshëm për të rishikuar pagat.

Vetëm vitin e shkuar paga mesatare për efekt kontributesh në sektorin e turizmit është rritur me 23 për qind, të paktën kështu rezulton nga një analizë e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve për shifrat e 2023-it.

I njëjti raport analizon edhe efektin që ka pasur rekordi turistik i vendit ku vihet re rritje e numrit të subjekteve në raport me 2022-in, më shumë të punësuar si dhe rritje e Tatimit mbi të Ardhurat Personale.

“Referuar xhiros nga fiskalizimi për të gjithë NIPT-et e popullatës se turizmit, për muajin Gusht 2023 kanë rezultuar me rritje të xhiros me 7%. Ndërsa për tatimpaguesit që rezultojnë në të dy vitet rrija e xhiros është rreth 6%. Nga krahasimi i listë pagesave të periudhës 2023 – 2022 si listë pagesa e fundit totale për popullatën e tatimpaguesve të sektorit turistik rezultojnë këto të dhëna: – Rritje në numrin e tatimpaguesve me +12% krahasuar me të njëjtën periudhe një vit m parë dhe nje rritje me vetem +2% të numrit të punonjësve; – Rritja në pagën mesatare për kontribute është +23%; – Rritje e TAP me + 33%” thuhet në raport.

Sipas raportit që në fillim të vitit Tatimet kishin një plan për turizmin në bazë të analizës së riskut në bazë të të cilës ishin elementë si: turizëm pa fatura për periudhe 1 javore 50, rënie Xhiro krahasim mujor, më pak se 7 punonjës pa përgjegjësi TVSH-je, subjekte përgjegjësi tatimore por me rënie qarkullimi nga java në javë më shume se me 10% si dhe një sërë elementësh të ngjashëm.

Teksa në njërën anë si emergjencë për sektorin e turizmit edhe këtë vit është nevoja për punonjës kur flukset e vizitorëve pritet të rriten në anën tjetër qeveria ka deklaruar se do të ketë një qasje më të ashpër ndaj informalitetit dhe evazionit.

Vetë kreu i qeverisë Rama në disa dalje publike ka nënvizuar se net qëndrimet në struktura nuk përputhen me zhvillimet në sektor ku numri i hyrjeve në fund të dhjetorit 2023 ishte 10.15 milionë turistë duke nënkuptuar se ka nëndeklarim./Monitor

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda