Zjarret e shumta që kanë përfshirë Shqipërinë nuk kanë mbetur jashtë vëmendjes se mediave më prestigjioze ndërkombëtare.

Ditën e djeshme një zjarr i madh përfshiu “Qafë Muzinën”, pranë Sarandës, flakët e të cilit kanë rrezikuar rrugën nacionale, një karburant, dy stane bagëtish dhe një stan me bletë.

Situatën me zjarrin në Sarandë,e ka pasqyruar edhe rrjeti mediatik CNN, i cili publikoi në Instagram një foto të zjarrit, të cilën e shoqëron me përshkrimin:

“Zjarr në një pyll pranë Sarandës në Jug të Shqipërisë. Zjarret në pyje janë përhapur në gjithë Shqipërinë, më së shumti në zona të largëta ose të vështira për tu arritur, pasi vendi po përballet me temperatura të nxehta”.

zjarri cnn
Pasqyrimi i zjarrit nga CNN

Redaksia Online
E.S / shqiptarja.com