Prestigjiozja amerikane 'Washington Post' dhe Agjencia e Lajmeve Associated Press: Rama kërkon ta shndërrojë Shqipërinë në kampione të turizmit

Prestigjozja amerikane the Washington Post dhe Agjencia e Lajmeve Associated Press, theksuan se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama kërkon të rifitojë zgjedhjet këtë fundjavë në mënyrë që ai të mund të vazhdojë punën për të shndërruar një nga vendet më të varfra të Evropës në një kampione të turizmit.

Ndikimi negativ i pandemisë në ekonominë e Shqipërisë do të jetë një nga çështjet përcaktuese në zgjedhjet parlamentare të së dielës, të cilat BE i ka vënë si kusht për të filluar negociatat e plota për të pranuar vendin e vogël ballkanik si anëtar. Parregullsitë kanë dëmtuar rëndë zgjedhjet e mëparshme në Shqipërinë postkomuniste.

Kryeministri në detyrë Rama përmendi edhe një aeroport të ri ndërkombëtar që u hap të dielën, një marrëveshje të re ndërtimi e arritur sot për një aeroport tjetër në vijën bregdetare të vendit prej mbi 300 kilometrash dhe planifikon të kthejë portin e Durrësit në një destinacion vetëm për tragete, jahte dhe anije të tjera argëtimi.

“Ne jemi në rrugën e duhur për ta shndërruar këtë vend në kampionin e Ballkanit Perëndimor për turizëm”, tha Rama në një intervistë për ”The Associated Press”.

Sondazhet parazgjedhore kanë treguar se Partia Socialiste e drejtuar nga Rama ka të ngjarë të jetë fituese e këtyre zgjedhjeve.  

Në 2019, Shqipëria tërhoqi më shumë se 6 milionë turistë, kohë kur turizmi zinte rreth 9% të PBB-së. Shifrat paraprake të vitit 2020 nga Ministria e Turizmit tregojnë një rënie prej  të paktën 40% të të ardhurave nga turizmi, që i atribuohet pandemisë. Një shtetrrethim me orar të caktuar kryesisht gjatë natës, rregullat e distancimit social dhe masa të tjera të kontrollit të virusit të urdhëruara nga qeveria kanë prekur kryesisht hotelet, restorantet dhe kafenetë.

Si pjesë e programit të vaksinimit masiv të vendit, qeveria ka trajtuar me përparësi punonjësit e hoteleve dhe restoranteve si dhe operatorëve të shtëpive private me qira përgjatë bregdetit ose në vendpushimet malore.

Pas ankesave të mëparshme për vonesat në shpërndarjen e vaksinave, Rama falënderoi ekzekutivin e Bashkimit Evropian për dhurimin e 145 000 dozave të vaksinave për Shqipërinë. Shqipëria, ka nisur vaksinimin me një gjysmë milioni të vaksina të prodhuara në Kinë.

Brukseli i hapi dritën jeshile Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në fund të vitit 2020 për fillimin e negociatave të anëtarësimit të plotë, por nuk është përcaktuar asnjë datë për konferencën e parë ndërqeveritare.

”Integrimi në Bashkimin Evropian mbetet qëllimi kryesor i Shqipërisë”, tha Rama.

“Procesi i integrimit… është një proces i kapërcimit të pengesave. Nuk kemi zgjidhje tjetër. Ne duhet të vazhdojmë,  të luftojmë dhe të arrijmë atje dhe ne do ta bëjmë këtë”, tha ai.

Shqipëria pati një rënie prej 3,31% të PBB-së në 2020 për shkak të pandemisë dhe një tërmet fatal me magnitudë 6,4 ballë Rihter më 26 nëntor 2019 shkaktoi dëme të konsiderueshme në ekonominë e vendit.

”Hapat e ardhshëm për vendin janë tejkalimi i pasojave të pandemisë dhe pasojave  të tërmetit dhe ta ngremë Shqipërinë më lart”, thotë kryeministri.

.“Ne duam të jemi kampionë në turizëm. Ne duam të jemi kampionë në energjetikë. Dhe ne sigurisht që mund të jemi kampionë në agroturizëm”, shton Rama.

”Ne duhet të shkojmë më tej. Dhe këto janë qëllimet tona”, përfundon ai.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon votimin e detyrueshëm, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

I dha vulën e PD-së Berishës, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkon nga detyra gjyqtarin Agron Zhukri

I dha vulën e PD-së Berishës, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkon nga detyra gjyqtarin Agron Zhukri