Pret këmbën me troko duke punuar në një shtëpi private, vdes nga gjakderdhja 70-vjeçari në Berat

Pret këmbën me troko duke punuar në një shtëpi private, vdes nga gjakderdhja 70-vjeçari në Berat

Një 70-vjeçar nga Berati mësohet se ka gjetur vdekjen dy ditë më parë në Spitalin Ushtarak të Tiranës, ku ishte nisur me urgjencë nga Spitali Rajonal i Beratit.

70-vjeçari Pëllumb Dollani, banues në lagjen "30-Vjetori" në Berat vijonte punën e tij si murator, edhe pse në moshën e tretë. Gjatë një pune private në një banesë në periferi të qytetit, ai ka prerë aksidentalisht këmbën me troko dhe është transportuar fillimisht drejt spitalit të Beratit dhe më pas drejt Spitalit të Traumës, për shkak të gjakderdhjes.

Edhe pse DVP Berat nuk dha asnjë info zyrtare në lidhje me këtë ngjarje aksidentale, mësohet se Dollani gjeti vdekjen sapo mbërriti në Spitalin e Traumës në Tiranë, ndërkohë qe dje bashkëshortja dhe 4 fëmijët e tij e kanë përcjellë atë për në banesën e tij të fundit.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 16/07/2023 03:57

    Kush punoka ne spital te Beratit,mjeke,apo nallbane kuajsh ?! I ndjeri duket qe ka prere arterien ose ndonje vene.Nje lidhje e forte e kembes-/torniquet/ mund te kishte ndihmuar dhe se dyti,si e tranportuan nga Berati ne Tirane? Me helikopter,apo me gomar? Koha eshte flori ne kesi rastesh.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni potestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?



×

Lajmi i fundit

Sauk/ Shpërthen bombula e gazit në një banesë, 3 të plagosur (EMRAT)

Sauk/ Shpërthen bombula e gazit në një banesë, 3 të plagosur (EMRAT)