‘Pretendentë për Champions’, interisti Matheus me superlativa për Bayern: Italianët të synojnë vendin e dytë

‘Pretendentë për Champions’, interisti Matheus me superlativa për Bayern: Italianët të synojnë vendin e dytë

Ish-futbollisti Lothar Matheus

Lothar Matheus, një gjerman i deklaruar si interist për shkak të kaluarës së tij me ziklatërit, e sheh shumë të vështirë situatën e skuadrës italine në Champions League. Matheus thotë se Interi mund të jetë pretendent për fitimin e Seria A, por në grupin e Champions League duhet të synojë vendin e dytë, pasi të konkurosh me Bayern Mynchen është e pamundur. Matheus duhet theksuar se periudhën më të gjatë në një klub gjatë karrierës së tij e ka patur te Bayern Mynih.

INTERI – “Unë jam shumë i lidhur me zikaltrit, i vlerësoj dhe shpresoj të jenë ata fituesit e kampionatit, madje mendoj se i kanë të gjitha cilësitë për ta bërë. Kanë lojtarë shumë të fortë, e kam thënë dhe herë tjetër, që Lautaro dhe Barela janë fantastikë. Por nëse do të flasim për Europën dhe për ndeshjen me Bajernin, duhet të bëj një hap pas. Mendoj se Interi duhet të përqendrohet dhe të punojë për vendin e dytë dhe për të lënë pas Barcelonën. Pastaj, Bajerni është një makinë”.

BAJERNI – “Bajerni është pretendenti kryesor për trofeun. Kanë bërë një merkato fantastike, edhe pse kanë humbur Levandovskin. E të mendosh që unë isha nga ata që mendoja se duhet të merrnin Lukakun si pasardhësin e Robertit. Kur Barça e Mançester Siti u fokusuan te dy numra 9, Nagelsman zgjodhi të mos ketë asnjë. Tani është më i lirë të luajë lojën e tij, atë stil që aplikonte te Lajpcigu me mentalitet, shpejtësi, teknikë dhe shpirt skuadre. Kanë një superekip: Nojer është më i miri në botë, Mane është një bekim për skuadrën, Musiala është i jashtëzakonshëm dhe me rikthimin në maksimum të De Ligtit, Bajerni do të jetë në majë”.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë