Përpara Kuvendit, Erald Kapri ngriti pyetje lidhur me kërcënimet e pretenduara të Marjana Koçekut nga grupi i Bajrave. Deputeti kërkoi të dinte nëse Koçekut i është siguruar mbrojtje. Çështa e dytë që ai ngriti është protesta për Zvërnecin duke kërkuar mocion me debat ose shpërndarje të parlamentit.
“Nuk kemi dëgjuar nga ju në lidhje me denoncimin publik që ka bërë deputetja Koçeku se po kërcënohet nga një prej bandave të Shqipërisë. Duam të dimë nëse keni pasur kontakt, nëse Ministria e Brendshme dhe Garda e kanë marrë në mbrojtje deputeten, sepse fakti që mungon do të thotë që e ka të vështirë të kryej funksionin e saj. S’ka kuptim të miratojmë amnisti penale ndërkohë që të rinjtë dalin në shesh. Si mund të heshtë ky parlament? Kthejeni çështje dite, mocion me debat. Nëse nuk ndodh kjo, shpërndani parlamentin”, tha Kapri.
Lajmi kryesor:
Kuvend/ Berisha 'mbron' protestën: Ta shkarkojmë Ramën! Balla: I fundit që mund të flasë je ti pelikan! PD bllokon foltoren, ndërpritet përsëri seanca









