Prevazi: Festivalet në rrezik,
sërish s'ka buxhet nga MTKRS

Prevazi: Festivalet në rrezik, <br />sërish s'ka buxhet nga MTKRS
TIRANE- Koreografi Gjergj Prevazi është në dilemë. Festivali Ndërkombëtar i Dancit Modern që ai organizon çdo vit, është në pikëpyetje. Prej dy vitesh nuk merr asnjë përgjigje nga Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, për mbështetje financiare. Buxheti tradicional në MTKRS, i caktuar për projekte nuk po jepet më. Arsyeja është krijimi i një strukture të re që po përflitet prej tre vitesh, Qendra e Arteve. Kjo qendër nuk u vu në funksion vitin e shkuar, duke e shtyrë nga muaji në muaj. Ndërsa këtë vit, është komunikuar vetëm emri i drejtorit të kësaj qendre, Frrok Çupi. Por a ka buxhet kjo qendër? Ku i ka zyrat? Ku mund të aplikojnë shqiptarët për një projekt artistik? Si mund të aplikohet? A janë vendosur rregulla...? Asnjë përgjigje nuk është zbardhur ende. Ndërkohë rreziku më i madh është shkatërrimi i traditës së krijuar me disa aktivitete ndërkombëtare artistike, të cilat që nga viti i shkuar janë në pikëpyetje. Një prej tyre është edhe Festivali i organizuar nga Prevazi, sipas të cilit këtë vit, sidomos në këtë përvjetor të 100 të Pavarësisë, duhej t'i jepej një mbështetje më e madhe artit dhe vlerave moderne që na bëjnë të njohur në rang ndërkombëtar.
Z.Prevazi a vijon të jetë në rrezik edhe këtë vit, festivali juaj, dhe të gjithë festivalet e tjera që janë mbështetur tradicionalisht nga MTKRS? Duket se fokusi është zhvendosur te festimet për 100-vjetorin e Pavarësisë...
Gjithë kjo përpjekje politike për ta zhvendosur të ardhmen e këtij vendi me fytyrë nga Europa, që nga rilindësit tanë, e caktuar përfundimisht në vitin 1912, por më shumë sot e kësaj dite, pra i gjithë ky potencial duhet pasqyruar siç është, jo thjeshtë dhe vetëm me glorifikimin e heronjve tanë kombëtar.
Tek e fundit meritë sot kanë edhe njerëzit e gjallë, ata që japin kontribut në këto kohë. Një pjesë të këtij roli e luajnë edhe Festivalet ndërkombëtare të artit skenik, aktivitete këto që i bëjnë nder këtij vendi me vlerat që përcjellin. Pra, në këtë 100-vjetor, kemi edhe dy tre festivale shumë të rëndësishme ndërkombëtare, që tashmë janë kthyer në një axhendë jo vetëm rajonale por edhe ndërkombëtare. Por këto festivale kanë ngecur prej 2 vitesh në një ngërç financiar. Vitin e kaluar nuk u mbështetën financiarisht nga MTKRS por edhe sivjet është e njëjta situatë. Erdhi prilli dhe nuk kemi asnjë përgjigje.

Festivali i Butrintit vitin e shkuar nuk e u mbajt, për këto arsye që thoni ju. Ndërsa ju nuk e anuluat krejtësisht apo jo?
U mbajt por tejet i reduktuar, me kushte dhe premtimet e mbështetjes vetëm nga Bashkia e Durrësit. Ky është një festival që fillimisht e pati qendrën vetëm në Durrës por tashmë ne japim shfaqje në Tiranë, Shkodër, Elbasan, Fier, etj, pra ka një shtrirje më të gjerë. Vitin e shkuar pra, u mbështetëm vetëm pjesërisht dhe vetëm nga Bashkia e Durrësit, pasi MTKRS, nuk la asnjë hapësirë për aplikime dhe nuk na mbështeti. E njëjta situatë është edhe këtë vit.

Çfarë mendoni të bëni?
Nuk duhet lënë në këtë pikë kjo çështje. Mendoj se duhet një mbështetje dhe ndërhyrje në rang më të lartë, mbase edhe nga vetë kryeministri, pasi Festivalet Ndërkombëtare luajnë rolin e një treni kulturor, i cili sjell nga e gjithë Evropa dhe bota vlera të rralla. Këtu kanë ardhur artistë të rëndësishëm të dancit e teatrit, si në rang europian ashtu edhe në rang botëror. Janë festivale që sjellin vlera të rralla, me gjithë buxhetin tejet të limituar, që është dhënë për ta deri më dje në Shqipëri. E them të limituara pasi këtu jepet 1/10 e buxhetit që jepet për një festival të këtij rangu në Maqedoni a Mal të Zi, për të mos bërë më tej krahasime me festivale në Evropë.

A është tashmë shumë vonë, nëse MTKRS apo Qendra e Arteve, që duket se nuk ka nisur ende nga puna, të çelin aplikime për projektet e këtij vit?
Normalisht aplikimet për fonde duhet të bëhen në periudhën shtator- nëntor të vitit paraardhës, sepse organizatorët e këtyre festivaleve kanë dhjetra probleme për programimin e kompanive pjesëmarrëse. Unë duhet ti njoftoj të paktën 9 muaj më parë artistët e trupave të huaja, me qëllim që ata të aplikojnë edhe nga ana e tyre për fonde. Ne vërtet marrim një buxhet nga qeveria shqiptare këtu, por pjesa më e madhe e buxhetit për ardhjen e këtyre trupave në Shqipëri mbulohet nga ata vetë, shpesh herë ata mbulojnë edhe transportin për në Shqipëri. Kjo pasi ne edhe kur mbështetemi me fonde nga MTKRS, arrijmë të marrim 1/3 e buxhetit, që do të nevojitej për mbajtjen e festivalit. Programimi është shumë i rëndësishëm. Pra e gjithë kjo procedurë duhet mbyllur të paktën tre mujorin e fundit të vitit paraardhës, me qëllim që në janar të kemi marrë një përgjigje, që të dimë me çfarë buxheti do të mbështetemi. A është vonë, pyesni ju? Është mjaft vonë, por nganjëherë më mirë vonë se kurrë. Më mirë të na japin një përgjigje tani se sa të rrimë e të presim deri në fund të vitit pa ditur nëse do të kemi një përgjigje apo jo.

Çfarë dëmi i sjell tablosë së artit shqiptar ky ngërç, kjo thyerje e traditë sa i takon festivaleve?
Ky është një zhvillim negativ sigurisht. Sikur të ishte edhe një festival shumë i dobët e krejt pa eksperiencë, jo festivale të tilla që kanë krijuar një traditë shumë të mirë tashmë e ka dhënë një kontribut në komunikim. Si do të ingranohen artistë e rinj shqiptarë me zhvillimet e fundit të artit ndërkombëtar. Këto janë dritare komunikimi për ta. Në festivalin tim nuk ka vetëm shfaqje, ne organizojmë edhe shumë ëorkshop -e, ku angazhohen koreografë e artist më në emër, që vijnë si pjesëmarrës këtu.
Të gjitha këto janë një shkollë e dytë për ta. Mungesa e komunikimit e la Shqipërinë për kaq vite në këtë gjendje. Si mund të krijohen këto barriera të reja? Deri më dje kishim barriera ideologjike, sot krijojmë barriera financiare. Sërish në izolim.
Roli i festivaleve ndërkombëtare në Shqipëri në fushën e artit skenik është një rol determinant, përcaktues. Sepse ne s'mundemi t'i marrim të gjithë artistët tanë e t'i dërgojmë në skenat e Evropës e të botës, por ne mundemi sigurisht të sjellim vlera shumë të mira nga arti evropian e botëror në Shqipëri përmes këtyre festivaleve.

A keni dijeni nëse janë mbështetur financiarisht nga MTKRS, aktivitete të tjera kulturore?
Në dijeninë time jo. Por ka edhe një problem tjetër. Nuk marr përsipër të jem njëqind për qind i saktë por me ç'di unë teatri kombëtar i Operas dhe Baletit ka vjelë nga fondi i iniciativave të lira e të pavarura 350 milion lekë. Këto janë marrë nga buxheti i destinuar për iniciativat e pavarura. Pra buxheti ynë, ka shkuar sërish për një institucion shtetëror duke krijuar një centralizim të ri.
Çfarë u bë me këto para në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit?
U bënë premiera, u dhanë shfaqet dy-tri herë dhe kaq. Kjo është një temë tjetër që sërish duhet debatuar, por çështja aktuale është kjo, rrënimi i një traditë të krijuar prej vitesh me këto festivale ndërkombëtare, që tashmë ju është prera rruga dhunisht, duke mos lënë shteg për asnjë financim nga qeveria shqiptare, e duke dëmtuar një rrugë të vyer komunikimi dhe vlerash. Koreografi Gjergj Prevazi është në dilemë.

Festivali Ndërkombëtar i Dancit Modern që ai organizon çdo vit, është në pikëpyetje. Prej dy vitesh nuk merr asnjë përgjigje nga Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, për mbështetje financiare. Buxheti tradicional në MTKRS, i caktuar për projekte nuk po jepet më. Arsyeja është krijimi i një strukture të re që po përflitet prej tre vitesh, Qendra e Arteve. Kjo qendër nuk u vu në funksion vitin e shkuar, duke e shtyrë nga muaji në muaj. Ndërsa këtë vit, është komunikuar vetëm emri i drejtorit të kësaj qendre, Frrok Çupi. Por a ka buxhet kjo qendër? Ku i ka zyrat? Ku mund të aplikojnë shqiptarët për një projekt artistik? Si mund të aplikohet? A janë vendosur rregulla...? Asnjë përgjigje nuk është zbardhur ende. Ndërkohë rreziku më i madh është shkatërrimi i traditës së krijuar me disa aktivitete ndërkombëtare artistike, të cilat që nga viti i shkuar janë në pikëpyetje. Një prej tyre është edhe Festivali i organizuar nga Prevazi, sipas të cilit këtë vit, sidomos në këtë përvjetor të 100 të Pavarësisë, duhej t'i jepej një mbështetje më e madhe artit dhe vlerave moderne që na bëjnë të njohur në rang ndërkombëtar.
Z.Prevazi a vijon të jetë në rrezik edhe këtë vit, festivali juaj, dhe të gjithë festivalet e tjera që janë mbështetur tradicionalisht nga MTKRS? Duket se fokusi është zhvendosur te festimet për 100-vjetorin e Pavarësisë...
Gjithë kjo përpjekje politike për ta zhvendosur të ardhmen e këtij vendi me fytyrë nga Europa, që nga rilindësit tanë, e caktuar përfundimisht në vitin 1912, por më shumë sot e kësaj dite, pra i gjithë ky potencial duhet pasqyruar siç është, jo thjeshtë dhe vetëm me glorifikimin e heronjve tanë kombëtar.
Tek e fundit meritë sot kanë edhe njerëzit e gjallë, ata që japin kontribut në këto kohë. Një pjesë të këtij roli e luajnë edhe Festivalet ndërkombëtare të artit skenik, aktivitete këto që i bëjnë nder këtij vendi me vlerat që përcjellin. Pra, në këtë 100-vjetor, kemi edhe dy tre festivale shumë të rëndësishme ndërkombëtare, që tashmë janë kthyer në një axhendë jo vetëm rajonale por edhe ndërkombëtare. Por këto festivale kanë ngecur prej 2 vitesh në një ngërç financiar. Vitin e kaluar nuk u mbështetën financiarisht nga MTKRS por edhe sivjet është e njëjta situatë. Erdhi prilli dhe nuk kemi asnjë përgjigje.

Festivali i Butrintit vitin e shkuar nuk e u mbajt, për këto arsye që thoni ju. Ndërsa ju nuk e anuluat krejtësisht apo jo?
U mbajt por tejet i reduktuar, me kushte dhe premtimet e mbështetjes vetëm nga Bashkia e Durrësit. Ky është një festival që fillimisht e pati qendrën vetëm në Durrës por tashmë ne japim shfaqje në Tiranë, Shkodër, Elbasan, Fier, etj, pra ka një shtrirje më të gjerë. Vitin e shkuar pra, u mbështetëm vetëm pjesërisht dhe vetëm nga Bashkia e Durrësit, pasi MTKRS, nuk la asnjë hapësirë për aplikime dhe nuk na mbështeti. E njëjta situatë është edhe këtë vit.
Çfarë mendoni të bëni?
Nuk duhet lënë në këtë pikë kjo çështje. Mendoj se duhet një mbështetje dhe ndërhyrje në rang më të lartë, mbase edhe nga vetë kryeministri, pasi Festivalet Ndërkombëtare luajnë rolin e një treni kulturor, i cili sjell nga e gjithë Evropa dhe bota vlera të rralla. Këtu kanë ardhur artistë të rëndësishëm të dancit e teatrit, si në rang europian ashtu edhe në rang botëror. Janë festivale që sjellin vlera të rralla, me gjithë buxhetin tejet të limituar, që është dhënë për ta deri më dje në Shqipëri. E them të limituara pasi këtu jepet 1/10 e buxhetit që jepet për një festival të këtij rangu në Maqedoni a Mal të Zi, për të mos bërë më tej krahasime me festivale në Evropë.
A është tashmë shumë vonë, nëse MTKRS apo Qendra e Arteve, që duket se nuk ka nisur ende nga puna, të çelin aplikime për projektet e këtij vit?
Normalisht aplikimet për fonde duhet të bëhen në periudhën shtator- nëntor të vitit paraardhës, sepse organizatorët e këtyre festivaleve kanë dhjetra probleme për programimin e kompanive pjesëmarrëse. Unë duhet ti njoftoj të paktën 9 muaj më parë artistët e trupave të huaja, me qëllim që ata të aplikojnë edhe nga ana e tyre për fonde. Ne vërtet marrim një buxhet nga qeveria shqiptare këtu, por pjesa më e madhe e buxhetit për ardhjen e këtyre trupave në Shqipëri mbulohet nga ata vetë, shpesh herë ata mbulojnë edhe transportin për në Shqipëri. Kjo pasi ne edhe kur mbështetemi me fonde nga MTKRS, arrijmë të marrim 1/3 e buxhetit, që do të nevojitej për mbajtjen e festivalit. Programimi është shumë i rëndësishëm. Pra e gjithë kjo procedurë duhet mbyllur të paktën tre mujorin e fundit të vitit paraardhës, me qëllim që në janar të kemi marrë një përgjigje, që të dimë me çfarë buxheti do të mbështetemi. A është vonë, pyesni ju? Është mjaft vonë, por nganjëherë më mirë vonë se kurrë. Më mirë të na japin një përgjigje tani se sa të rrimë e të presim deri në fund të vitit pa ditur nëse do të kemi një përgjigje apo jo.
Çfarë dëmi i sjell tablosë së artit shqiptar ky ngërç, kjo thyerje e traditë sa i takon festivaleve?
Ky është një zhvillim negativ sigurisht. Sikur të ishte edhe një festival shumë i dobët e krejt pa eksperiencë, jo festivale të tilla që kanë krijuar një traditë shumë të mirë tashmë e ka dhënë një kontribut në komunikim. Si do të ingranohen artistë e rinj shqiptarë me zhvillimet e fundit të artit ndërkombëtar. Këto janë dritare komunikimi për ta. Në festivalin tim nuk ka vetëm shfaqje, ne organizojmë edhe shumë ëorkshop -e, ku angazhohen koreografë e artist më në emër, që vijnë si pjesëmarrës këtu.
Të gjitha këto janë një shkollë e dytë për ta. Mungesa e komunikimit e la Shqipërinë për kaq vite në këtë gjendje. Si mund të krijohen këto barriera të reja? Deri më dje kishim barriera ideologjike, sot krijojmë barriera financiare. Sërish në izolim.
Roli i festivaleve ndërkombëtare në Shqipëri në fushën e artit skenik është një rol determinant, përcaktues. Sepse ne s'mundemi t'i marrim të gjithë artistët tanë e t'i dërgojmë në skenat e Evropës e të botës, por ne mundemi sigurisht të sjellim vlera shumë të mira nga arti evropian e botëror në Shqipëri përmes këtyre festivaleve.

A keni dijeni nëse janë mbështetur financiarisht nga MTKRS, aktivitete të tjera kulturore?
Në dijeninë time jo. Por ka edhe një problem tjetër. Nuk marr përsipër të jem njëqind për qind i saktë por me ç'di unë teatri kombëtar i Operas dhe Baletit ka vjelë nga fondi i iniciativave të lira e të pavarura 350 milion lekë. Këto janë marrë nga buxheti i destinuar për iniciativat e pavarura. Pra buxheti ynë, ka shkuar sërish për një institucion shtetëror duke krijuar një centralizim të ri.
Çfarë u bë me këto para në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit?
U bënë premiera, u dhanë shfaqet dy-tri herë dhe kaq. Kjo është një temë tjetër që sërish duhet debatuar, por çështja aktuale është kjo, rrënimi i një traditë të krijuar prej vitesh me këto festivale ndërkombëtare, që tashmë ju është prera rruga dhunisht, duke mos lënë shteg për asnjë financim nga qeveria shqiptare, e duke dëmtuar një rrugë të vyer komunikimi dhe
vlerash.
(Shkrimi u botua sot ne gazeten Shqiptarja.com)
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?

×

Lajmi i fundit

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza