Në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Evropian, eurodeputeti Fredi Beleri tha se Shqipëria ka një krizë domethënëse institucionale midis ekzekutivit dhe gjyqësorit për shkak të korrupsionit, ndërsa shtoi se 2/3 e vendit nuk furnizohet me ujë 24 orë. Gjithashtu, Beleri deklaroi se autoritetet shqiptare kanë treguar parregullsi me fondet e BE, si rasti OLAF.

"Në Shqipëri ka një krizë domethënëse institucionale midis ekzekutivit dhe gjyqësorit për shkak të korrupsionit. 2/3 e vendit nuk furnizohet me ujë 24 orë. Kemi parë parregullsi me fondet e BE. Rasti OLAF një ndër to. Dua të shoh progres dhe Shqipërinë në BE. Nëse ky raport përpiqet thjesht ta prekë, përkundër paraqitjes së realitetit siç është, nuk do të kontribuojë në reformat e nevojshme. Do mbështes amendamentet që do të paraqesin kolegët",- tha Beleri gjatë prezantimit të draft-raportit për progresin e Shqipërisë në rrugën e integrimit.


Lajmi kryesor:

PE diskuton për Shqipërinë/ McCallister: Protestat e dhunshme të papranueshme! Eurodeputeti: Hetimet ndaj Ballukut të mos cenohen, Kuvendi të ‘flasë’ për imunitetin