LEZHE - Një ish-punonjës i Shërbimit Informativ Shtetëror prej 3 vitesh vijonte të shfrytëzonte postin që kishte pasur deri në 2011-ën, duke u prezantuar me dokumente sikur të ishte ende në SHISH.
 
52-vjeçari Llazar Berati është arrestuar në flagrancë pas mesnate (rreth orës 00:30)  nga shërbimi i Policisë Rrugore në kryqëzimin e Shëngjinit, pasi në makinën që drejtonte, tip Audi me targë AA 78 JA, kishte vendosur fenelina. Gjithashtu në automjet i janë gjetur dhe një tabelë që përdoret nga Policia Rrugore dhe një palë pranga që i mbante pa leje përkatëse.
 
Ai është ndaluar rreth orës 17:30 dhe i ka paraqitur punonjësve të policisë dy dokumente duke u prezantuar si punonjës i SHISH. Por nga verifikimet e kryera, Llazar Berati nuk rezulton të jetë punonjës i Shërbimit Informativ Shtetëror nga vitit 2011 dhe dokumentet i mbante në kundërshtim me ligjin.

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)