Prezantohen modelet e Rijetëzimit 
të Vunoit, Qeparoit e Himarës 

Prezantohen modelet e Rijetëzimit <br />të Vunoit, Qeparoit e Himarës 
Kanë kaluar vetëm pak ditë nga prezantimi i programit “Zhvillimi i Integruar dhe i Qëndrueshëm i Rajonit Bregdetar Jugor” [ISDSCR], i implementuar prej GIZ në Shqipëri.

Te instalacioni “Reja” pranë Galerisë Kombëtare të Arteve u bë një prezantim publik me temën “Modele të Qëndrueshme të Konservimit Urban dhe Rijetësimit të fshatrave historikë Vuno & Qeparo në Himarë” që ka shtuar kureshtjen se çfarë drejtimi do të marrin këto fshatra të Shqipërisë me rëndësi turistike dhe historike.

Ditën dhe natën e 11 Majit, Reja u kthye edhe në një Ekspozitë me fotografi monumentesh të Vunoit & Qeparoit, fiksuar nga fotografi Armand Habazaj, e mundësuar nga GIZ, por edhe të 15 fshatrave të tjerë të Himarës që erdhën nëpërmjet broshurave turistike të realizuara nga programi “Zhvillimi i Integruar dhe i Qëndrueshëm i Rajonit Bregdetar Jugor”.

Ky prezantim shpalosi gjetjet e para të një kërkimi akademik të bërë nga 22 studentë të Kursit të Menaxhimit Urban, në Universitetin Teknik të Berlinit, përgjatë një udhëtimi studimor 10-ditor në fshatrat Vuno e Qeparo, në bashkëpunim të ngushtë me 10 profesionistë të rinj si dhe përfaqësues të institucioneve shqiptare partnere të GIZ në këtë projekt.

Projektet u prezantuan në praninë e drejtorit të GIZ në Shqipëri, z. Hans Juergen Cassens, kryetari të Bashkisë së Himarës Jorgo Goro dhe drejtoreshës së Trashëgiminë Kulturore dhe Institutit të Monumenteve të Kulturës, Arta Dollani. Rajoni Bregdetar është parë nga përfaqësuesit e sipërpërmendur si potencial për t’u kthyer në një motor të vërtetë ekonomik, jo vetëm për banorët e fshatrave, por edhe më gjerë.

Ndërsa Giz ka nxitur qasjet dhe modelet ekonomike më të integruara dhe të qëndrueshme, tek “Reja” është krijuar një atmosferë optimiste.

Prezantimi i studentëve konsistoi në prezantimin e grupit të punës dhe gjetjeve të para në vend, konkretisht në Vuno e Qeparo; të Modelit të Menaxhmit të Konservimit (CMM); të projektit Pilot 1: Qeparo - një Fshat Hotel; të projektit Pilot 2: Laboratori i Konservimit – Vuno.

Të gjitha këto projekte janë pjesë e alternativave konkrete ekonomike për konservimin dhe rijetëzimin e fshatrave tradicionalë të hartuara specifikisht për komunitetin dhe grupet e tjera të interesit. Më tej këto projekte do të prezantohen nëpërmjet një publikimi akademik të hartuar nga Programi Menaxhim Urban në Universitetin Teknik të Berlinit, në bashkëpunim më GIZ, gjatë vjeshtës së këtij viti.

Organizatorët e GIZ pohojnë se një ndër aktivitetet kyçe të parashikuara, është mbështetja teknike për “Hartimin e një studimi të modeleve të ndryshme ekonomike të konservimit urban për fshatrat tradicionalë Vuno & Qeparo Himarë, përfshirë këtu edhe eksperienca nga vende të tjera në botë”.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar