Buxheti 2022 për Arsimin/ Rama: Ka drejtorë shkollash që janë 'out'! Skanim i plotë i të gjithëve, kush s'është i aftë të hap krahun! Të zëvendësohen me gra

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka shprehur pakënaqësitë e tij për drejtuesit e shkollave, të cilët tha se një pjesë e tyre janë "out", për pasojë kërkoi një ndërhyrje urgjente! Në prezantimin e buxhetit për vitin 2022, Rama paralajmëroi se të gjithë drejtorët e shkollave do të futen në filtër dhe do të vijojë detyrë ai që e meriton, në të kundërtën të hapin krahut. Edhe në këtë rast, zëvendësuesit do të jenë gra, për të cilët Rama foli me superlativa.

"Duhet bërë një skanim i plotë objektiv, i drejtë i të gjitha kapaciteteve drejtuese të shkollave dhe kush e meriton, duhet përshëndetur, falënderuar dhe mbështetur dhe kush nuk e meriton të qëndrojë në drejtimin e shkollave, duhet të hapë krahun për t’ia lënë vendin dikujt tjetër. Në çdo shkollë, Selman, ka mësuese që mund të drejtojnë Ministrinë e Arsimit, jo më të drejtojnë një shkollë, që është shkolla e tyre", tha Rama. 

Për drejtorët e shkollave, duhet të vlejë i njëjti rregull, merita dhe jo kahu politik, theksoi kreu i qeverisë. Po ashtu Rama tha se do të ketë një fond në buxhetin e shtetit që do të shkojë për problematika të ndryshme në shkolla që lidhen mes orës së mësimit dhe shtëpisë, ndërsa foli për një plan kombëtar ku nxënësve do t’i ofrohen mundësi për të ndjekur artin apo dhe sportin.

"Kemi vendosur për herë të parë në buxhetin e shtetit, një financim të konsiderueshme për të stimuluar shkollat, nxënësit, mësuesit, prindërit, që me këtë pjesë të buxhetit të fillohen të adresohen boshllëqet mes orës së mësimit dhe shtëpisë, duke iu dhënë mundësi nxënësve mësim në art apo dhe për sportin. Kjo kërkon një plan kombëtar për të cilin po punohet. Do të jetë i gatshëm për drejtoritë e shkollave në pranverë. Buxheti dhe financimi i vendosur për këtë program do të fillojë të shfrytëzohet menjëherë. Kemi raste inkurajuese të shkollave që e bëjnë këtë gjë. Nxënësit në vend që t’ia lënë boshllëkut që t’i ofrojë rrugë të mbrapshta, t’ia ofrojmë ne shtigje përmes sportit, apo arteve të ndryshme. Të jenë atraktive, se është e pakonceptueshme që të futesh në laboratore dhe të bësh teoritë. Laboratorët e informatikës, është problem, sot kemi shumë mësues që zhvillojnë mësimin në laboratorin e informatikës që nuk janë të arsimuar për informatikë, por vijnë nga lëndë të tjera që me siguri e kanë bërë punën e tyre për të dhënë mësimin, por nuk është kjo që ne duam kur flasim për cilësi në mësim dhënie dhe ana tjetër është logjistika me kompjuter që janë në inventar, por që nuk rezultojnë në të vërtetë”, tha kryeministri.

Ai, sikurse edhe ministrja e Arsimit evidentuar problematikën e teksteve shkollorë, për të cilat Kushi tha se do të rishikohen të gjitha lëndët mësimore. Një rëndësi të madhe në buxhetin për Arsimi do të ketë pasurimi i bibliotekave si edhe 110 mln lekë për shkollat e arsimit special, me qëllimin për t'i shndërruar këto mjedise në qendra burimore.

"Këtë mandat objektivi është të rriten pagat me 32% në të gjitha shkollat. (...) Jemi të vetëdijshëm që ka nevojë përmirësime tekstet, prandaj kemi nisur rishqyrtimin e teksteve për të rregulltar çdo parregullsi për tekstet shkollore/.20 mln lekë do të vazhdojmë pasurimin e bibliotekave në shkolla. 110 mln lekë për shkollat e arsimit special, për nxënësit që nuk shikojnë e nuk dëgjojnë me qëllimin për t'i kthyer këto shkolla në qendra burimore", tha Kushi.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:20
Buxheti për Arsimit/ Rama: Ka drejtorë shkollash që janë 'out'! Të ndërhyhet urgjent

 

Kryeministri Edi Rama ka pasur kritika për drejtorët e shkollave, ku tha se një pjesë e mirë e tyre janë nën nivelin e duhur, e për tha se duhet të largohen.

"Kemi drejtues shkollash që nuk e meritojnë, kemi drejtor që nuk janë në nivelin e mësuesve të një kolektivi mësimor, që janë out dhe këtu është e qartë për mua dhe ministren dhe duhet të jetë e qartë për drejtorinë e përgjegjshme që të ndërhyhet që drejtuesit me vlerë të mbështetje, ndërsa atyre që u ka mbaruar koha të largohen dhe edhe në drejtimin e shkollës të jetë e njëjta si mësuesit, s'ka nevojë për kahun politik, statusin ekonomik, po lidhjet që ka familja, rëndësi ka merita. Pa një koordinim nga larg brenda shkollës. Skanim i plotë, objektiv i të gjithë drejtuesve të shkollave dhe kush e meriton të përshëndetet dhe kush jo, duhet të hapë krahun për t'ia lënë vendin dikujt tjetër dhe në çdo shkollë ka mësuese që mund të drejtojnë Ministrinë e Arsimit e jo më shkollën e tyre", tha Rama.

B.K./M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tosi: 13/11/2021 14:24

    Operacioni per pushtet nuk ndalon! Deklaratat per buxhet, qe ne fakt duhet te qene prezantuar ne fushate zgjedhore, ne fakt jane nje skeme e kamufluar per intimidim te votuesve ne zgjedhjet lokale. Vini te targetimin dhe "bumin" me paga e shperblime: Forcat e Armatosura, Policia, Arsimi dhe Shendetesia. Ne total, ato perbejne strukturen e mbi 100 mije te punesuarve nga shteti dhe me shume se gjysmen e familjeve ne Shqiperi. Nuk ka rendesi si e qysh e tek. E frikshme, me keq se problemi skandal i te dhenave personale. Kjo eshte faza nr.2 "Patronazhistit".

    Përgjigju
  • Zana: 13/11/2021 14:06

    Ky Selmani z Kryeminister ben cfare i thote Vilma Bello.Kot qe i jep porosi.

    Përgjigju
  • Xhovalin: 13/11/2021 11:42

    Po eshte e vertete sepse kjo Alma i rregulloi gjithe shoqet e saj.Po si nuk e hoqen kur doli ne emision investigativ si mashtruese .Nejse ç mund te presesh te rregullojne arsimin persona qe shkaterrojne familjen e tyre dhe jane trendy pasi japin shembujt e bashkejeteses me kedo te pasur qe u del para .

    Përgjigju
  • Nashka.: 13/11/2021 11:31

    Faleminderit z.Rama per vleresimin qe i ben arsimtareve!Edhe ju znj ministre ,por eshte e nevojshme pastrimi i arsimit prej mesuesve te paafte dhe drejtuesve te ZVA.Konkretisht ne Vlore drejtoresha Alma Bakiu po vendos drejtues te aferm te personave qe janepjese e PS me nje nivel skandaloz njohurish.Ne qe degjojme perdite biseda mesuesish jane te indinjuar me keto emerime.Konkretisht ne shkollat ,Lef Sallata dhe Ismail Qemali.Ndersa per te larguar drejtuesit qe deshiron thote pusho se do dergoj Fierin apo Tiranen per kontroll.Mbledh armaten e shoqeve te kafeneve dhe bejne se bashku peticione apo me mire anonime per t'i larguar si drejtues ata qe nuk jane hallke e korupsionit te saj .Dhe justifikohet tek te tjeret se eshte me PD apo eshte negativ personi qe ajo deshiron ta largoje.Turp

    Përgjigju
    • kot: 13/11/2021 11:56

      Thuaja ne facebook se ketu nuk ta shef komentin.

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren