Tirane- Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha prezantoi sot Drejtorin e ri të Përgjithshëm të Gardës së Republikës, Ermal Onuzin
“Vizita ime e parë në Komandën e Gardës lidhet me një moment të rëndësishëm, me prezantimin e Drejtorit të ri të Përgjithshëm të Gardës së Republikës, z. Ermal Onuzi, i cili u përzgjodh pas një procesi të hapur konkurrimi, me kandidatura të mira e profesionistë të fushës së sigurisë. I urova zotit Onuzi suksese në detyrën e rëndësishme, duke besuar fort se do të çojë para punët e nisura, për ta kthyer këtë trupë, në elitare”, u shpreh Hoxha.
Ai theksoi në takimin me drejtuesit e lartë të Gardës, se si për çdo institucion tjetër, vijimi i reformimit është i domosdoshëm.
“Kjo për ta bërë atë me eficiente në përmbushjen e misionit dhe detyrave për të garantuar sigurinë e personaliteteve të larta, të organeve të reja të drejtësisë, duke e shndërruar në një institucion modern e profesional. Shqipëria, ashtu si viti që lamë pas, do të presë në vijim forume politike të rëndësishme ndërkombëtare. Ndaj theksova se duhet angazhimi, që në bashkëpunim edhe me agjencitë e tjera ligjzbatuese të sigurohet mbarëvajtja e aktiviteteve”, nënvizoi ministri Hoxha.
“Në përmbushje të misionit tim dhe vizionit për drejtimin e Ministrisë së Brendshme, me mbështetjen e Qeverisë dhe Kryeministrit Rama, do të bëj gjithçka me synimin që efektivët e Gardës së Republikës të jenë profesionistë të vërtetë, të dedikuar dhe të varur vetëm nga forca e ligjit”, u shpreh kreu i ministrisë së Brendshme.
Ai falënderoi ish-Drejtorin e Gardës Gramos Sako, që për mbi 10 vite udhëhoqi procesin e transformimit dhe reformimit të Gardës, si dhe Drejtorin e Komanduar Sami Kuti, që drejtoi institucionin për disa muaj për punën e bërë.


S.G/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
30 Mars, 00:06
Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?
-
Po
69.7%
-
Jo
24.1%
-
Nuk e di
6.2%
Vota total: 502
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ministri Hoxha: Angazhimi dha rezultate në parandalimin e korrupsionit! Ambicie përsosja e mëtejshme e Policisë, të rrimë me këmbë në tokë
21 Mars, 13:08
-
'A je nipi i Enver Hoxhës?', Rama pyet ministrin e Brendshëm: Më shumë bie kushëri me Musine Kokalarin
21 Mars, 10:40
-
‘Celulë më celulë’/ Rama shkon me pica tek zyrat e Njësisë 1 në Tiranë: Kryeministri nuk i shmang batutat: Ervinit mos i jepni se është shëndoshur (VIDEO)
17 Mars, 22:28
-
Jo vetëm gjyqtarët e prokurorët, do merren në mbrojtje dhe policët e kërcënuar nga krimi! Ja vendimi i Qeverisë (VIDEO)
6 Mars, 13:04
-
Tiranë/ 'Trashëgimia për të Gjithë', godina e ish-Komandës së Gardës do kthehet në qendër kulturore, Rama: Mund të quhet Muzeu 'i veshjeve të shtetit'
1 Mars, 17:41
-
Zgjedhjet e 11 majit/ Kuvendi miraton zgjatjen e afatit të pasaportave dhe kartave ID të skaduara për diasporën! Bujar Leskaj i PD-së bashkon votën me PS! Dritë jeshile dhe për staf shtesë KQZ
27 Shkurt, 15:57
-
Altin Ketro: Histori Gjakësori
27 Shkurt, 15:16
-
Hoxha dhe Mazniku prezantojnë Prefektin e ri të Elbasanit: Bejtja, rol kyç për sigurimin e një procesi të rregullt zgjedhor më 11 maj
25 Shkurt, 14:54
-
Pretendoi se apartamenti i Jorgo Goros ishte i tij, GJKKO rrëzon kërkesën e biznesmenit Sula për heqjen e sekuestros
24 Shkurt, 10:14
-
Ministri i Brendshëm, takim me zyrtarë britanik: Ngremë skuadra të përbashkëta hetimore
19 Shkurt, 11:59
-
I vuri ‘ultimatum’ e kërcënoi Edi Ramën që të mos mblidhen para SPAK, vetë mobilizoi militantët e shkoi me ta në Prokurorinë e Posaçme
16 Shkurt, 16:58
-
I pari me militantë në SPAK, Berisha ‘ultimatum’ Ramës: Mos guxo të protestosh atje, padi për Prodën e Hoxhën! Protestat e mia, konferenca shtypi
14 Shkurt, 12:05
Jo po do të vihen me pahir ata të rrugës si bçëri S.B. në 1992 që karocierët i bëri gjenersl.
PërgjigjuKomandant garde qe i vjen turp te veshe uniformen.
Përgjigju