Veliu ka vlerësuar integritetin dhe profesionalizmin e treguar nga Skënderaj në detyrat e mëparshme dhe shprehu bindjen se edhe këtë detyrë shumë të rëndësishme ai do ta përmbushë me sukses.
Drejtori i Pergjithshëm falenderoi efektivët e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë për përkushtimin që kanë treguar gjatë kohës që ai ishte në krye të Policisë Vendore dhe u kerkoi që rezultatet e arritura t'i rritin më tej, nën drejtimin e zotit Skënderaj.
Drejtori i sapo emëruar ka falenderuar Drejtorin e Pergjithshëm për besimin dhe mbështetjen, duke e siguruar se së bashku me ekipin do të përmbushin objektivat e reja që tashmë ka Policia e Shtetit.
Drejtues i Parë Kastriot Skënderaj vjen nga një karrierë e gjatë policore në rolin drejtues, ku së fundi mbante postin e Drejtorit të Drejtorisë Vendore të Kufirit në Tiranë.
s.k/Shqiptarja.com







