Platforma “Flamingo Mirror”, ku do të bëhen publike dokumentet të shumë dosjeve qeveritare, është prezantuar nga kryeministri. Dokumentet e para që bëhen publike, të cilat do kenë mundësi të aksesohen nga të gjithë qytetarët përmes një faqeje online, janë dokumentet për dy investimet e parashikuara në Sazan dhe në Zvërnec, të cilat kanë sjellë edhe protestat që mbahen për të 126-ën ditë para godinës qeveritare.
“Sot janë në dispozicion të gjitha dokumentet zyrtare, referencat ligjore, informacioni i detajuar për çdo pyetje e shqetësim publik lidhur me dosjen e Zvërnec/Sazanit në stadin aktual të saj. Çdo dosje e ‘Flamingo Mirror/Pasqyra e Flamingos’ është e hapur dhe e përditësueshme”, tha Rama.
Kryeministri sqaroi se në dosjen për Sazanin dhe Zvërnecin nuk janë publikuar projekti urbanistik dhe arkitektonik pasi ende nuk janë hartuar, ndërsa janë edhe në pritje të studimit mjedisor. Ai tha se çdo dokument i ri do të publikohet sapo të jetë gati, ndërsa dosja do të marrë statusin “e mbyllur” vetëm kur të përfundojë i gjithë procesi.
“Nuk ka projekt urbanistik dhe arkitektonik apo studimin mjedisor, sepse ende nuk ka ardhur. Çfarëdo tjetër që do të vijë, do të vendoset menjëherë në pasqyrë. Çfarë mungon është thjesht dhe vetëm çfarë nuk është ende në dispozicion dhe për këtë arsye dosja është e hapur. Në momentin kur dosja mbyllet, atëherë aty ka edhe një status ‘dosje e mbyllur’”, tha Rama.
Shumë shpejt, pritet të bëhen publike edhe dokumentet për Kayo, një tjetër çështje e kontestuar nga opozita, si edhe dokumentet për Milot-Balldren.
“Do ti shërbejë qytetarëve për të parë se çfarë është e shkruar në të gjithë dokumentet zyrtare. Nga ana tjetër është e qartë që në këtë pasqyrë të Flamingos do të vendosim vijimësisht çdo dosje qeveritare me ndjeshmëri të posaçme dhe jemi duke përgatitur me skuadrën disa tema të tjera dhe shumë shpejt do të publikojmë dosjen e KAYO”, tha ai, duke theksuar se "Pasqyrë Albania do të bëhet ligj"
Në platformë ka një rubrikë për pyetje, ku qytetarët, gazetarët apo persona të interesuar mund të kërkojnë informacione. Një sërë pyetjesh janë adresuar deri më tani kryesisht për dy projektet e Sazanit dhe Zvërnecit.
Kliko këtu për të lexuar dokumentet për Sazanin dhe Zvernecin
Lajmi në përditësim....









Komente
Komento