Në Rinas është prezantuar për herë të parë manuali doganor për pasagjerët.
Kryeministri EdI Rama përmes një postimi në rrjetet sociale, shkruan se manuali është i aksesueshëm përmes QR code në pikat doganore dhe online në faqen zyrtare të Doganës.
Rama thotë se manuali është një udhërrëfyes i qartë dhe praktik për të gjithë qytetarët që hyjnë apo dalin nga Shqipëria.
'Manuali është i aksesueshëm përmes QR code në pikat doganore dhe online në faqen zyrtare të Doganës: Çfarë ofron manuali? Një informacion të strukturuar dhe të lehtë për t’u kuptuar mbi: mallrat e lejuara dhe të ndaluara, deklarimin e valutës dhe sendeve me vlerë, udhëtimin me kafshë shtëpiake, mbrojtjen e pasurive kulturore, barnat dhe medikamentet, rregullat për mjetet e transportit', shkruan Rama.
Komente











