Prezantohet modeli i ri i shërbimit në ZRPP Tiranë

/ATSH/ - Qendra e ofrimit të Shërbimeve Publike të Integruara (ADISA) ka nisur menaxhimin e sporteleve të ZRPP Tiranë, sipas një modeli krejtësisht të ri, me standarde dhe procedura të përcaktuara qartë dhe me cilësi të lartë shërbimi.
Prezantimi i këtij modeli të ri shërbimi u bë sot në Tiranë në një ceremoni ku morën pjesë Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Inovacionit dhe Administratës Publike, Milena Harito.
Kjo reformë, e cila ka marrë tashmë edhe mbështetjen financiare të Bankës Botërore synon të modernizojë Shërbimet Publike në vend, sipas parimeve të Kujdesit ndaj klientit, që aplikojnë kompanitë më të mëdha në vend.
Thelbi i reformës është ndarja e sporteleve ku ofrohet shërbimi nga institucionet që prodhojnë shërbimin. Të gjitha sportelet e institucioneve shtetërore tashmë do të menazhohen nga ADISA. Ky standard do të arrihet përmes thjeshtimit dhe standardizimit të procedurave administrative, dixhitalizimit të shërbimeve dhe ngritjes së sistemevetë  teknologjisë së informacionit, zgjerimit të hapësirave për marrjen e informacionit të shpejtë dhe të saktë për shërbimet nga qytetarët dhe ngritjes së mekanizmave për mbledhjen e mendimeve dhe vlerësimeve të qytetarëve për shërbimet, për të siguruar përmirësimin në vazhdimësi të tyre.
 
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Refuzoi gjobën, i riu dhunon efektivin e policisë në Ksamil! Shpallet në kërkim, shoqërohet i vëllai