Blindi shqiptar "Shota" prezantohet në panairin ndërkombëtar në Paris

Prezantohet në panairin ndërkombëtar EUROSATORY që po mbahet në Paris, prototipi i parë i makinës ushtarake shqiptare “Shota”. Shqipëria merr pjesë për herë të parë e përfaqësuar nga një kompani 100% shqiptare në këtë panair, ku marrin pjesë rreth 2 mijë kompani nga e gjithë bota.

Ky konsiderohet një moment i rëndësishëm nga Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi

“Prezantohet në panairin EUROSATORY në Paris, prototipi i parë i makinës ushtarake shqiptare Shota. Një moment i rëndësishëm që shënon pjesëmarrjen e parë të Shqipërisë në këtë event të rëndësishëm ndërkombëtar dhe përfaqëson një arritje të madhe për industrinë tonë të mbrojtjes”, shprehet Peleshi.

Automjeti është i pajisur me një teknologji të avancuar dhe mund të përdoret në një gamë të gjerë operacionesh ushtarake dhe civile, përfshirë transportin e trupave, operacionet e shpëtimit dhe misionet e sigurisë. Qëllimi i krijimit të kësaj makine është fuqizimi i industrisë ushtarake shqiptare dhe jo vetëm.

Në panairin EUROSATORY në Paris marrin pjesë delegacione nga shtete të ndryshme si dhe përfaqësues nga SHBA dhe NATO dhe do të zgjasë nga data 17 deri në 21 qershor.

M.Q./I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tomi: 18/06/2024 21:59

    Na ben krenare dhe keshtu te vazhdoje do zoti.Te ngrejme ato nisma.te industrise se makinave te autotraktoreve ne socializem.Me.kembe te mbare.

    Përgjigju
  • papingji: 17/06/2024 23:43

    a muj mi nxjerr testet balistike te mjetit oj zonj? mos baj marketing po inxhinieri oj cuc! testet flasin ma shum se ti. shasia o ford, korracen e bo edhe saldatori i lagjes me pas njeri ke koka.

    Përgjigju
    • artan: 18/06/2024 09:18

      jo mer jo? po pse nuk e bo nje ti meqe qenka kaq e thjeshte ?

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion