TIRANË - Sot u prezantua projekti "OSHEE Charge", një shërbim i ri i karikimit të automjeteve elektrike për të shkuar drejt energjisë së pastër dhe transportit të qëndrueshëm. Kryeministri Edi Rama, i pranishëm në aktivitet, e cilësoi projektin si një hap të rëndësishëm në sektorin e energjisë. Ai theksoi se përfshirja e OSHEE-së në këtë sektor si aktor kryesor do të nxisë përdorimin e automjeteve elektrike dhe rregullimin e tregut. 

"OSHEE do të ndjekë një politikë agresive nxitje duke i dhënë mundësi të gjitha atyre që e karikojnë automjetin e tyre elektrik në parkimin e apartamentit apo shtëpisë së tyre, që ta blejnë me të njëjtin çmim që blejnë energjinë për konsum shtëpiak, që është çmim i ulët, por që justifikohet me faktin se duke qenë karikim i ngadaltë gjatë orëve të natës është ekonomikisht i përballueshëm nga OSHEE. Ndërkohë, që duke u futur në treg si aktor kryesor OSHEE do të imponojë një rregullim të menjëhershëm të një tregu ku kemi parë keqkuptime të mëdha, në kuptimin që po ngul disa karikues në rrugë dhe po u jap njerëzve energji me çmim më të lartë.", u shpreh kryeministri. 

Kreu i qeverisë njoftoi gjithashtu se brenda vitit që vjen do të nisë edhe puna për implementimin e matësave inteligjentë të energjisë, një proces që pritet të përmbyllet brenda mandatit. Po ashtu, theksoi Rama, "kemi nisur punën për të ngritur në Shqipëri një data center të fjalës së fundit". 

"Besoj brenda vitit që vjen do të kemi edhe fillimin e punës transformuese për matësat e energjisë, duke kaluar në sistemin inteligjent, me një pjese të parë rreth 350 mijë matësash dhe brenda këtij mandati besoj se do të përmbyllim këtë proces, që patjetër do ta ulë edhe më shumë nivelin e humbjeve teknike në rrjet duke e çuar padiskutim në mesataren e poshtme të BE, por edhe do të rrisë cilësisht faturimin e çdo konsumatori, duke riparuar edhe ato të meta të fundit që ka procesi i faturimit.", shtoi kryeministri.

Kjo vjen në vazhdën e objektivit për të arritur pavarësinë e plotë energjitiksë brenda 2030, për të mos qenë më të varur as nga importi dhe luhatjet që sjellin në treg krizat që nuk kanë të bëjnë fare me vendin tonë. Kreu i qeverisë u ndal gjithashtu edhe te rritja e pagave të punonjësve të OSHEE-së, duke bërë me dije një indeksim prej 6.1% të pagave për 6800 punonjësit e kompanisë. 

"Duke qenë pjesë e një strukture që është jashtë financimit të buxhetit të shtetit, burimet njerëzore të OSHBEE nuk përfshihen drejtpërdrejt  nga buxheti në rritjen e pagave, por dua ta theksoj sot, që në radhë të parë për 6800 punonjësit e kompanisë do të ketë një indeksim të pagave me 6.1%, në radhë të dytë për të gjithë elektricistët e kompanisë do të ketë rritje page me 75 mijë lekë në muaj, dhe së treti, për inxhinierët do të këtë rritje me 12 500 lekë në muaj. Janë rritje domethënëse dhe të merituara për një skuadër të madhe që rrit në mënyrë të qëndrueshme performancën dhe cilësinë e shërbimit ”, tha Rama.

E pranishme është edhe zëvendës kryeministrja Belinda Balluku, aktiviteti i saj i parë publik krah Ramës që nga marrja e pandehur nga SPAK me akuzën e shkeljes së barazisë në tendera.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:50
Rama: Brenda mandatit të 4-t shpallim pavarësinë energjetike! Indeksim me 6.1% të pagave për punonjësit e OSHEE-së

 

Në prezantimin e projektit ‘OSHEE Charge’, kryeministri Rama foli dhe njëherë për pavarësinë energjitike të Shqipërisë. Edi Rama tha se brenda këtij mandati 4-vjeçar, vendi do të shpallë pavarësinë energjitike, duke mos pasur nevojë për import nga vendet e tjera.

Ndër të tjera, kryeministri deklaroi dhe rritjen e pagave për punonjësit e OSHEE-së. Një indeksim prej 6.1% do të përfitojnë 6800 punonjësit e kompanisë, elektricistët do të marrin rritje page me 75 mijë lekë në muaj dhe inxhinierët rritje me 1250 lekë në muaj.

“Do të na japë si vend një epërsi të madhe strategjike në aspekt të eksportit të energjisë së rinovueshme. Këtu vjen objektivi më i madh strategjik për të kthyer Shqipërinë nga një vend si ai që gjetëm në humnerë dhe në prag të kolapsit energjetik, në një vend eksportues neto. Diçka e paimagjinueshme deri jo shumë vite më parë, dhe diçka që është në dorën tonë tani pasi është vetëm çështje pak vitesh brenda këtij mandati të 4 që ne të shpallim sovranitetin energjetik dhe të mos jemi të varur as nga importi dhe as nga luhatjet nganjëherë thuajse katastrofike që sjellin në treg kriza që nuk kanë të bëjnë me ne siç i kem përjetuar vetëm në kohët e fundit në mënyrë dramatike.

Për të gjithë ata që konsumojnë dhe e paguajnë energjinë elektrike me punën e tyre të ndershme, ajo që ndodhi me uljen e çmimit të energjisë ishte një lajm pozitiv dhe pse sit ë gjithë lajmet pozitivë, ë këtë vend pati pata që e përqeshën fort, por në fund të ditës kjo përqeshje nuk i hoqi asgjë afatit ky i yni është i vetmi vend që ka përjetuar në vitet e fundit ulje të çmimit të energjisë me 10%. Ndërkohë që, në kompanitë e këtyre shërbimeve po bëhet një punë e posaçme për rritjen e cilësisë s burimeve njerëzore, dhe jemi dëshmitarë që OSHEE ka rezultuar me sukses disa thirrje publike për të marrë teknikë të rinj, ashtu sic ka bërë një punë të lavdërueshme p rritjen e kapaciteteve inxhinierike. Duke qenë pjesë e një strukture që është jashtë financimit të buxhetit të shtetit, burimet njerëzore të OSHBEE nuk përfshihen në buxhet për rritjen e pagave, por dua ta theksoj sot, që në radhë të parë për 6800 punonjësit e kompanisë do të ketë një indeksim të pagave me 6.1%, në radhë të dytë për të gjithë elektricistët e kompanisë do të ketë rritje page me 75 mijë lek në muaj, dhe për inixhinierët do të këtë rritje me 1250 lekë në muaj”, tha Rama.

Ora 11:46
Rama: OSHEE duhet të jetë aktor kryesor në rregullimin e tregut të automjeteve elektrike! Të ndjekë politika 'agresive'

 

Kryeministri Edi Rama tha se inovacioni i fundit i OSHEE Charger do të nxisë edhe më shumë blerjen e automjeteve elektrike në vend. Në aktivitetin për prezantimin e këtij projekti, kreu i qeverisë tha se OSHEE duhet të futet si “aktor” në këtë treg, për të nxitur rregullimin e tregut. 

“Uroj që ky inovacion i fundit i OSHEE dhe fillimit të krijimit të një rrjeti të furnizimit me energji të automjeteve elektrike, të nxisë blerjen e tyre dhe të nxisë rritjen e numrit të tyre në qarkullim pavarësisht se krahasuar me pak vite më parë numri është rritur në mënyrë të ndjeshme, por krahasuar me numrin e përgjithshëm të numrit të automjeteve është ende modest. Besoj se edhe fakti që OSHEE do të ndjekë një politikë ‘agresive’ nxitjeje duke iu dhënë mundësi të gjithë atyre që e karikojnë automjetin e tyrre elektrikë në parkimin e apartamentit apo shtëpisë së tyre që ta blejnë me të njëjtin çmim me atë për konsum shtëpiak, i ulët por që justifikohet me faktin që duke qenë karikim i  ngadaltë gjatë orëve të natës është ekonomikisht i përballueshëm nga OSHEE.

Ndërkohë duke u futur në treg si aktor kryesor, OSHEE do të imponojë edhe rregullim të mënjëhershëm të një tregu ku kemi parë në jo pak raste keqkuptime të mëdha që po ngul disa karikues në rrugë dhe iu jap njerëzve energji me një cmim më të lartë. Për këtë arsye, çdo aktor privat që do të hyjë në treg do ta blejë energjinë nga OSHEE me një çmim të mirëpërcaktuar që nuk mund të jetë asesi çmimi i marrjes së drejtëpërdrejtë a thua se po e merr nga parkimi i shtëpisë. Besoj shumë që OSHEE dhe sektori energjitik do të na japë arsye të tjera madhore për të dhënë lajme të mira për publikun dhe të forcojmë bazat e rrugës tonë të Shqipërisë 2030. Vetëm fakti që Shqipëria 2030 do të jetë një vend sovran në aspektin energjitik, i thotë të gjitha të tjerat.”, tha kryeministri.

Xh.D/I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 11/11/2025 03:12

    Stacionet per karikimin e makinave,matesit inteligjente,pavaresia ne energji jane projekte shume te mira,sa kohe qe ne mes nuk eshte fjala /tender/.Edhe ngritja e rroges per punonjesit e energjitikes qe punojne ne terren eshte nje gje e mire,sepse eshte pune e rrezikshme,sepse punojne me tensionin e larte,punojne ne kushte atmosferike te veshtira,kane te bejne me lloj-lloj karakteresh abonentesh dhe ne fund e pesojne nga policia dhe per shtepite e barit te krimineleve,etj.

    Përgjigju
  • Who: 10/11/2025 14:12

    Cfare neverie. Dy hajdute ne nje valle

    Përgjigju
  • 220 kw: 10/11/2025 11:47

    po shyqyr te behet dhe kjo gje ai qe ka te paguaj mos te paguajm ne per abuzuesit duke u bere ky reforme apo ndryshim shamngen sekseret lart e poshte

    Përgjigju
  • Popull i thjeshte: 10/11/2025 11:43

    A ja vlen koha qe nje kryeminister te flase per menyren se si do te karikojme makinat? Mendoj qe duhet te merret me ceshtje me te rendesishme, ka mjaft te tjere e rang Drejtori , ose specialisti te theshte qe te merret me keto ceshtje.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 3 Dhjetor, 08:56

    Çfarë mendoni për lëvizjen e Salianjit brenda PD?