83% e sipërfaqes së rërës në bregdetin e Lezhës do të jetë plazh publik gjatë sezonit turistik të vitit të ardhshëm. Bashkia prezantoi skemën e re të stacioneve të plazhit, e cila do të implementohet në bazë të vendimit të Qeverisë Shqiptare të miratuar pak javë më parë.
Gjatë takimit me operatoret turistik kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu tha se plazhi do të shfrytëzohet vetëm nga hotelerit në bazë të vendimit të ri 1 dhomë 2 shezlone dhe pjesa tjetër do të administrohet nga bashkia.
Ndreu paralajmëroi dhe ata që kanë privatizuar rërën se nuk do të lejohen të vendosin shezlone, ndërsa ju kujtoi hotelerive taksen e fjetjes të cilën po e shmangin në vazhdimësi.
Lezha ka një vije bregdetare me gjatësi 26 km nga Rana e Hedhur deri në Tale dhe me reformën e re në turizëm do të kenë mundësi të bëjnë plazh të gjithë pa shpenzuar shumë para, në hapësirat e shumta publike të cilat do të jenë në funksion të qytetarëve.
-
Nga njera ane thoni kemi bashkëpunim shum të mirë me biznesin nga ana tjeter thua sdo i lejoj më bizneset të ken plazh privat, po bini në kundërshtim me fjalët e tua. Lere se plazhi publik çdo vit e po e ngushtoni jo zgjeroni
Përgjigju -
Keshtu me ligj ne letra jemi te paret ne. Problemi qendron gjithmone tek vullneti per ta zbatuar ligjin. Dhe duke njohur llojin e rraces qe jemi ne shqiptaret, me shume gjasa nuk ka per tu zbatuar..
Përgjigju -
Ligji per duhanin ne lokale,dhe per qeset ka dështuar,edhe ky do dështojë,sepse ne mes eshte korrupsioni
Përgjigju -
PLAZHI DUHET TE HETE 100% PUBLIK,,,DHE ME ASNJE NDERTIM MBI RERE,,,TE GJITHA OBJEKTET MBI RERE TE PRISHEN ME DINAMIT....
Përgjigju-
A ban mi prish me eskavator?
-
Te shohim njehere a do zbatohet kjo rregullore e pastaj te pretendojme per me teper or teeeejjjjj
-









Komente
Komento