Tirane- Për luftën ndaj korrupsionit qeveria ka prezantuar një strategji të re për vitit 2024-2030. Ministrja Adea Pirdeni tha se kjo strategji do të bazohet në tre shtylla kryesore, parandalimin, ndëshkimin dhe ndërgjegjësimin. Ndërsa ndaj sektorëve me më shumë risk, si Pronat, Tatimet, Doganat, Shëndetësia, dhe Kontratat Publike do të rritet kërkesa e llogarisë dhe transparenca.
Në luftën ndaj korrupsionit në të gjitha drejtimet, qeveria thotë se do të intensifikohet edhe bazuar në strategjinë e re 2024-2030.
Përballë përfaqësueseve të 30 institucioneve shtetërore Ministrja e shtetit për administratën publike dhe antikorrupsionin, Adea Pirdeni, bëri me dije se kjo strategji e re do të bazohet në tre shtylla kryesore, parandalim, ndëshkim, dhe ndërgjegjësim, dhe për herë të parë do të shtrihet dhe zbatohet dhe ndaj institucioneve të qeverisjes vendore.
Ndaj sektorëve më të rriskuar dhe më të prirur ndaj korrupsionit, si Pronat, Tatimet dhe Doganat, Shëndetësia, Kontratat Publike dhe Arsimi llogaridhënia dhe transparenca do të jetë më e madhe, ndërsa gjatë 2024-ës, ministrja Pirdeni tha se do të nisë një vlerësim dhe adresim i të gjithë risqeve të korrupsionit në sektorin e Pronave dhe Prokurimit Publik.
“Do të ketë një fokus të përqendruar në ato të cilat konsiderohen si sektorët vunerabël ndaj korrupsionit përfshirë këtu Pronat, Tatimet, Doganat, Shëndetësia, Arsimi dhe Kontratat Publike. Të gjitha ankesat dhe denoncimet fokusohen në këto fusha të cilat janë më të ndjeshme jo vetëm për qytetarët, por edhe bizneset”, tha ministrja Adea Pirdeni.
Veç vëmendjes së shtuar për etikën dhe integritetin e zyrtarëve publik, kjo strategji synon rishikimin e të gjithë kurrikulës së arsimit parauniversitar me qëllim, edukimin e hershëm të fëmijëve dhe të rinjve.
Xh.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
53.5%
-
Jo
41.6%
-
Nuk e di
4.9%
Vota total: 1869
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ish-kryeministri paskistanez dënohet me 14 vjet burg për korrupsion
18 Janar, 09:34
-
Basha: Rama dhe shpura e tij, e ka kthyer korrupsionin dhe lidhjen me krimin në kriter për qeverisjen e vendit
13 Janar, 15:27
-
Elbasan/ Korrupsion, përndjekje dhe pagesë karburanti me para false, nën akuzë laboranti i spitalit dhe 2 të tjerë
8 Janar, 15:26
-
Britani e Madhe/ Ministres antikorrupsion i kërkohet dorëheqja, nën hetim për përvetësimin e 3.9 miliardë paundëve
5 Janar, 13:17
-
I mori një shtetasi 3 mijë euro për favorizim në gjykatë, GJKKO cakton arrest në burg për policin Shuip Cami
31 Dhjetor 2024, 10:04
-
Mori 3000 euro për të favorizuar një të pandehur, SPAK vendos masën 'arrest në burg' për oficerin e policisë gjyqësore në Dibër
28 Dhjetor 2024, 15:54
-
Arrestohet ministri i Sigurisë së Bosnjës Nenad Nesic, akuzohet për korrupsion! Në pranga edhe 6 të tjerë
26 Dhjetor 2024, 14:51
-
Hetimi pasuror, Veliaj 5 orë në SPAK! Burime: U kërkoi prokurorëve të thërrasin për deklarim edhe Nesti Angonin, denoncuesin që s'ekziston (VIDEO)
26 Dhjetor 2024, 09:19
-
'Transparent Albania', Rama: Platforma, urë lidhëse mes qeverisë dhe qytetarit! Do shërbejë edhe kundër të pavërtetave dhe dezinformimit
13 Dhjetor 2024, 12:10
-
Tiranë/ Të kërkuar për drogë dhe korrupsion, arrestohen dy persona në pak orë! Një prej tyre i dënuar nga GJKKO
12 Dhjetor 2024, 15:49
-
Durrës/ Po lëviznin me makinë pa rrip sigurimi, shoferët tentojnë të korruptojnë punonjësit e Policisë Rrugore
12 Dhjetor 2024, 13:21
-
Rama: 6 muaj sulme sikur unë e Xhafaj kishim plan të errët për të bllokuar SPAK, s'presim opozitën për të shkuar para! Gonzato: Reforma në drejtësi të jetë e pakthyeshme
11 Dhjetor 2024, 16:14