Prezantuesi Klinton Zeqiraj
largohet nga “Mess” në Channel1

Prezantuesi Klinton Zeqiraj<br />largohet nga “Mess” në Channel1
Modeli i njohur dhe prezantuesi Klinton Zeqiraj, është larguar nga emisioni “Mess” në Channel One. Nuk dihen arsyet e zgjidhjes së kontratës me “Mess”, por mësohet se Zeqiraj do të vijojë të jetë pjesë e botës televizive, ndoshta me një projekt tjetër.
 
Lajmin për largimin nga “Mess” e jep vetë modeli në Facebook i cili shkruan se ka dhënë dorëheqjen. Ai falënderon bashkëpunëtorët e tij, kryesisht artistë dhe aktorë, me të cilët, siç thotë ai, ka realizuar intervistat më të mira.

Miq të dashur dua t’ju them për të gjithë ata që më pyesin vazhdimisht dhe më urojnë për emisionin, nuk jam më pjesë e emisionit “MESS” në Channel One! Dua të them që ishte një eksperiencë e bukur, dhe një falenderim i veçantë shkon për të gjithe ata artistë që u bënë pjesë e emisionit nëpërmjet Intervistave të mia, dhe gjithashtu për të gjithë ju miq real dhe virtual që më keni ndjekur dhe komplimentuar, vlerësimi më i madh për mua jeni ju! Rrespekt”, shkruan Zeqiraj.
 
Në pak muaj drejtimi të këtij emisioni, Klintoni pati të ftuar figura të njohura të showbizit shqiptar.
 

Redaksia Online

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'