Prezantuesi “milioner”amerikan  me origjinë shqiptare

Prezantuesi “milioner”amerikan  me origjinë shqiptare
Regis Philbin, është një prej prezantuesve më të njohur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Por, jo vetëm kaq, ai gjithashtu është edhe aktor edhe këngëtar. Ndryshe, Philibin njihet si gjeni i televizionit amerikan. Ai mban rekordin “Guinnes” për kohën më të gjatë që ka qëndruar para kamerës pa ndërprerje. Kohë më parë Regi Philpin pati bërë të ditur se origjina e tij është arbëreshe dhe se vjen nga një fshat në Italinë e Jugut. “Mësova se je me origjinë shqiptare, ashtu si edhe unë, i pati thënë aktores Eliza Dushkut, pasi e kishte ftuar në emisionin e tij të përjavshëm në një nga rrjetet kombëtare televizive në SHBA. Emisioni i tij titullohej “Live”.
 
Në një video humoristike e shkëputur nga rubrika “Sport Court” në Fox News, publikuar ditë më parë, Regis ishte i ftuar dhe i pyetur se ku ka lindur, ai thotë: “Të kam thënë! Në Shqipëri!” e kur i thonë se “nuk është e vërtetë, ke lindur në Bronx” ai përgjigjet “Babanë e kam shqiptar!”.
 
Regis Philbin është i njohur si personi më punëtor në shoubiznes në Amerikë, i famshëm për programet “Live with Regis and Kathie Lee”, “Live with Regis and Kelly”, “Who Wants to Be a Millionaire”, “America’s Got Talent” etj ( burimi tung.ch)

(J.H/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve