'Përgjimi manipulim'/Xhafaj: Prokuroria ta hetojë, opozita shantazh institucioneve të sigurisë

'Përgjimi manipulim'/Xhafaj: Prokuroria ta hetojë, opozita shantazh institucioneve të sigurisë

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj e cilësoi manipulim videopërgjimin e publikuar nga opozita tre ditë më parë për vëllain e tij, Agron Xhafaj.

Xhafaj i bëri thirrje Prokurorisë të hetonte shpejt përfshirë edhe opozitën si realizuese e këtij akti skandaloz sipas tij, ndërsa akuzoi PD dhe LSI se po bëjnë shantazh ndaj institucioneve publike të sigurisë në vijim të luftës për pushtet.

Audio përgjimi i servirur me pompozitet publikut është një sajesë (MASHTRIM) e plotë. Nga fillimi deri fund. Është një manipulim dhe i bërë keq, madje. Nëse opozita nuk e ka bërë vetë këtë, dhe sinqerisht nuk dua ta besoj se është që është ajo nxitësja dhe realizuesja e këtij akti skandaloz, ajo ka rënë viktimë e të tjerëve. Edhe pse edhe në këtë rast tregoi, se sa ligësi prodhon një pjesë e kësaj opozite dhe se sa etur për pushtet me çdo kusht dhe me çdo çmim ajo është.

E për fat të keq duhet bëre një pyetje normale:

Kur këta në opozitë bëjnë këtë gjë, çfarë do ju bënin njerëzve të thjeshtë e kundërshtarëve të tyre politikë sikur të ishin në pushtet dhe të përdornin instrumentet e shtetit !!! Ruana zot nga kjo racë e papërgjegjshme! Kjo lloj qasje e kësaj opozite kundrejt pushtetit, e bëri atë të bjeri preh e interesave, ose të intrigantëve e shpifësve ordinerë, ose të grupeve kriminale.

Gjithsesi, kushdo i përfshirë në këtë skandal të madh, do të marri përgjigjen e merituar. Veprimi është tipik mafioz. Fabrikimi i një fakti kriminal të paqenë për Ministrin e Brendshëm dhe familjarë të tij, përbën një shantazh kundër institucioneve publike të sigurisë. Ndaj, do t’i kërkoj sot publikisht prokurorisë veprime të shpejta dhe energjike për gjetjen të gjithë atyre që janë përfshirë në këtë aferë kriminale dhe dënimin në mënyrën më të merituar.

Fatmir Xhafaj, ministër i Brendshëm


Lajmi kryesor:

Akuzat për vëllanë/Xhafaj: S'kam menduar dorëheqjen, nuk trembem nga shantazhet


  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Izraeli bombardon me raketa aeroportin ndërkombëtar të Sanas në Jemen, disa të lënduar

Izraeli bombardon me raketa aeroportin ndërkombëtar të Sanas në Jemen, disa të lënduar