Mbrëmjen e së dielës është mbyllur procesi i marrjes së  propozimeve dhe vetëkandidimeve për primaret në degët Tiranë dhe Elbasan.

Për degën Durrës, ky proces do të shtyhet deri në datë 8 nëntor 2022, ora 20.00. Ditën e nesërme pritet të bëhet zyrtarizimi i kandidaturave për degën e Tiranës dhe Elbasanit.

Ajo cfarë dihet për bashkinë e Tiranës janë 4 kandidatura për të hyrë në garën për primaret e Rithemelimit. Ata janë Ilir Alimehmeti, Gerti Bogdani, Belind Këllici dhe Adriana Kalaja.

Më datë 13 nëntor pritet të bëhet prezantimi i kandidaturave dhe data 4 dhjetor do të jetë ajo e mbajtjes së primareve në të gjitha bashkitë, përveç Tiranës, Elbasanit dhe Durrësit, procesi në të cilat pritet të mbyllet brenda nëntorit.