Primaret e Rithemelimit për Tiranën, përballë Këlliçit futet në garë dhe Bogdani: Koha për një alternativë të re, t’ua kthejmë bashkinë qytetarëve

Primaret brenda Komisionit tw Rithemelimit duket se janë ndezur. Pas zyrtarizmit të kandidaturës së Belind Këlliçit, të dielën zyrtarizoi pjesëmarrjen në garë Gert Bogdani, ish Deputet i PD.

“Shpallja e kandidaturës në këtë proces primaresh, është zotimi im për të shërbyer me përkushtim dhe përulësi –  për t’i prirë kthesës për ndryshim që Tirana kërkon dhe meriton si metropol i shqiptarëve brenda dhe jashtë vendit. Për t’i prirë rimëkëmbjes së Tiranës, e cila do të vijë vetëm përmes një vizioni të qartë të bazuar mbi transparencë dhe një programi që në qendër ka dinjitetin dhe mirëqenien e qytetarit”, tha Bogdani.

Bodgani, më tej vuri në dukje se në tetë vite Tiranës gjelbërimi i është zëvendësuar me beton…

“Nuk ka asnjë banor të Tiranës, që nuk i vuan sot pasojat e keqmenaxhimit të qytetit! Duke filluar që nga fëmijët, të cilëve u janë zhvatur hapësirat e gjelbëra dhe parqet e lojërave, për t’i kthyer në beton!Ndërtimet dhe betonizimi pa kriter që po i marrin frymën çdo ditë e më shumë çdo banori të këtij qyteti! Mungesa e furnizimit dhe cilësia e ujit të pijshëm, ku premtimi për 24 orë ujë në ditë, ka kohë që është bërë refren elektoral sa herë që ka zgjedhje! Biznese e banorë që nuk kanë asnjë shërbim, por paguajnë taksa çdo herë e më të larta”, tha ai.

Ndërsa Bogdani dhe Këlliçi kanë zyrtarizuar kandidaturën e tyre, pritet që garës t’i bashkohen dhe mjeku Ilir Alimehmeti, si dhe aktori i humorit, Anëtar i Këshillit Kombëtar të PD, Julian Deda, i cili ka reaguar dhe në rrjetet sociale lidhur me kandidimin e tij.

“Deri më sot, Tiranës gjithmonë ia kanë bërë me hile, e kane shfrytëzuar. Kushdo që ka kandiduar për të marrë Tiranën, si majtas, si djathtas, e ka parë atë si trampoline për të synuar kreun e partisë që përfaqëson dhe për t’u bërë kryeministër në një të ardhme, vetëm për kaq e duan Kryeqytetin figurat politike. Pra, asnjë politikan nuk e sheh Tiranën si vend pune, por si lopë për ta mjelë, për ta shfrytëzuar në interes të karrierës se vet politike. Unë them, ta provojmë njëherë ndryshe”, shkruan Julian Deda.

Fituesi i primareve në Tiranë do të jetë kandidati i i Rithemelimit dhe Partisë së Lirisë përballë kryebashkiakut akutal Erion Veliaj në garën e 14 majit.

Rithemelimi ka vendosur që afati për regjistrimin e kandidatëve për primaret të jetë data 6 nëntor ora 20:00, çka është dhe një limit për PD e Enkelejd Alibeajt për t’ju bashkuar grupit të Berishës. Më datë 13 nëntor pritet të bëhet prezantimi i kandidaturave dhe data 4 dhjetor do të jetë ajo e mbajtjes së primareve në të gjitha bashkitë, përveç Tiranës, Elbasanit dhe Durrësit, procesi në të cilat pritet të mbyllet brenda nëntorit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:41
U fut në garën e Primareve, Bogdani: Ka ardhur koha t'ua kthejmë Tiranën qytetarëve, t'i japim fund betonizmit! Të rinjtë të ndërtojnë të ardhmen këtu

 

Gert Bogdani është futur në garën e primareve të Rithemelimit për Bashkinë e Tiranës. Bogdani tha se është futur në garë sepse sipas tij Tirana ka nevojë për njëaltrenativë të re, që t’u shërbejë qyetarëve dhe ai post të mos jetë më në shërbim të interesave të pushtetarëve.

“Të dashur demokratë dhe demokrate, Të nderuar bashkëqytetarë të Tiranës! I lindur dhe rritur në Tiranë, në një familje të vjetër tiranase, me traditë dhe vlera, kam jetuar çdo ditë me dashurinë dhe ndjeshmërinë më të thellë për qytetin tonë.

Kam mësuar të njoh e të dua çdo cep të Tiranës dhe të respektoj çdokënd që kontribuon për Tiranën, Kryeqytetin e të gjithë shqiptarëve. Fatkeqësisht ndër vite dhe sidomos këto 8 vite të fundit, Tirana ka pësuar një deformim të rëndë dhe ka përjetuar, jo vetëm një shkatërrim të trashëgimisë dhe identitetit, por edhe një përkeqësim të ndjeshëm të jetës sonë të përditshme si banorë të kryeqytetit!

Nuk ka asnjë banor të Tiranës, që nuk i vuan sot pasojat e keqmenaxhimit të qytetit! Duke filluar që nga fëmijët, të cilëve u janë zhvatur hapësirat e gjelbëra dhe parqet e lojërave, për t’i kthyer në beton! Ndërtimet dhe betonizimi pa kriter që po i marrin frymën çdo ditë e më shumë çdo banori të këtij qyteti!

Trafiku i rënduar çdo orë të ditës dhe çdo ditë të javës, i cili i vjedh qytetarëve para dhe kohë; Ajri i ndotur që thithim përditë dhe ndotja akustike nga kamionët dhe betonieret që e kanë pushtuar qytetin. Shkatërrimi i gjelbërimit, për të mbjellë beton!

Ambienti i ndotur dhe kazanët e mbushur plot me plehra, ndërkohë që Bashkia çon dëm dhe paguan në mënyrë korruptive miliona euro për pastrimin dhe menaxhimin e mbetjeve dhe inceneratorëve! Mungesa e furnizimit dhe cilësia e ujit të pijshëm, ku premtimi për 24 orë ujë në ditë, ka kohë që është bërë refren elektoral sa herë që ka zgjedhje!

Biznese e banorë që nuk kanë asnjë shërbim, por paguajnë taksa çdo herë e më të larta! Mungesa e vëmendjes ndaj shtresave në nevojë, arroganca ndaj nënave dhe baballarëve që mundohen të sigurojnë jetesën si shitës ambulantë dhe sulmi ndaj kujtdo që mundohet të nxjerrë bukën e gojës me ndershmëri në këtë qytet;

Një transport publik që nuk garanton kushtet më minimale, jo thjeshtë të cilësisë, por as të sigurisë; Mungesa e vendparkimeve, kostot e papërballueshme në krahasim me rrogat dhe gjobat e pafundme abuzive me të cilat banorët zgjohen çdo mëngjes mbi xhamat e makinave të tyre! Një qytet që përmbytet me 12 minuta rrebesh vere, sepse paratë janë hedhur, por kanalizime nuk ka; Një qytet ku ndërtohet sikur të ishte viti 2050, por infrastruktura ka mbetur ajo e vjetra ende në vitin 1950!

Mungesa totale e vëmendjes për zonat rurale, për infrastrukturën, për shërbimet e për mirëqënien e banorëve të këtyre zonave, vetëm sepse janë larg objektivit të kamerave dhe propagandës; Mungesa e theksuar e respektit ndaj ligjit, arbitrariteti dhe dhunimi i pronës private dhe mirëqenies së komuniteteve të tëra Tiranës, duke filluar që nga shaktërrimet tek 5 Maji, Lapraka, Shkoza, Baldushku e Kombinati e deri tek mungesa totale e respektit të trashëgimisë, traditës dhe identitetit të kryeqytetit, që kulmoi me shkatërrimin e Teatrit Kombëtar!

Ndryshe nga çfarë mundohet të shfaqë propaganda, realitetin e jetojmë çdo ditë dhe realiteti flet qartë. Flet qartë për dekandencën urbane dhe modelin korruptiv që nëpërkëmb cdo ditë e më shumë dinjitetin dhe mirëqenien e secilit prej nesh!

Tirana quhet sot kryeqyteti i rinisë për vitin 2022, por të rinjtë e Tiranës nuk kanë ujë të lahen; nuk gjejnë shpresë në një qytet që nuk ka asnjë hapësirë publike për ta e që nuk i jep mundësi të ndërtojnë një të ardhme, sepse në Tiranë ndërtohet vetëm për oligarkët!

Fëmijët dhe të rinjtë e Tiranës e bëjnë ende mësimin me dy turne, sepse Bashkia lekët për shkolla ua jep konçesioneve korruptive. Edhe atëherë kur ndërton ndonjë shkollë, kostot i ka 4 herë më shtrenjtë se Bashkimi Europian, sepse lekët që duhet të ishin për fëmijët nuk investohen, por vidhen!

Problemet dhe hallet e përditshme, gjithësecili nga ne i përjeton çdo ditë në këtë qytet, Ndaj ka ardhur koha që këto probleme të zgjidhen! Sot është koha për një alternativë reale për mirëqeverisjen e qytetit tonë! Për një model dhe një vizion ndryshe! Tirana më shumë se kurrë ka nevojë për ndryshim!

Të dashur miq, Prej kohësh tashmë, gjatë takimeve të njëpasnjëshme me demokratë dhe demokrate të çdo bindje e në çdo cep të Tiranës, kam dëgjuar thirrjen dhe energjinë për t’i prirë këtij ndryshimi; Prej kohësh, gjatë takimeve dhe diskutimeve me qytetarë të Tiranës kam gjetur thirrjen dhe mbështetjen për ta sjellë këtë ndryshim; Prej kohësh, gjatë konsultave dhe rrahjes së mendimeve me ekspertë, aktivistë e zëra kritikë, kam gjetur gatishmërinë dhe mbështetjen për të punuar për ta bërë të mundur këtë ndryshim;

Ndër vite kam punuar gjithmonë me integritet, me përkushtim dhe me alternativa konkrete për problemet e zonave që kam përfaqësuar dhe drejtuar, qoftë si Kryetar i Njësisë Bashkiake 10 në Tiranë, qoftë si deputet i Kuvendit të Shqipërisë; me energji dhe vizion në sjelljen e risive dhe zgjidhjen e problemeve të komunitetit.

Ndaj, jo thjesht si qytetar që vjen nga një familje e vjetër Tiranase, por mbi të gjitha si një prind i ri që ka vendosur që të ardhmen e familjes së vet, fëmijëve të vet, Ajrës dhe Reinartit, ta ndërtojë në këtë qytet; Ndaj, Me përulësi dhe vendosmëri, Me përkushtim dhe përgjegjësi, Me dinjitet dhe transparencë, Me integritet dhe energji, Me respekt për çdo qytetar e qytetare të Tiranës; Kam marrë vendimin për të kandiduar për Kryetar të Bashkisë së Tiranës;

Sepse kam bindjen e plotë se Tirana ka ende mundësinë të jetë një qytet në shërbim të qytetarëve dhe jo të pushtetarëve; Sepse kam bindjen e plotë se Tirana ka ende potencialin për t’u bërë kryeqyteti tek i cili të rinjtë vijnë për të ndërtuar të ardhmen dhe ëndrrën e tyre, dhe jo qyteti nga i cili ikin për të mos u kthyer më! Sepse kam bindjen e plotë se Tirana duhet dhe do të jetë qyteti i të gjithëve, përtej prejardhjes, partisë, besimit, moshës apo gjithçkaje tjetër! Sepse Tirana më shumë se kurrë, ka nevojë për ndryshim dhe koha për ndryshim është tani!

Shpallja e kandidaturës në këtë proçes primaresh, është zotimi im për të shërbyer me përkushtim dhe përulësi –  për t’i prirë kthesës për ndryshim që Tirana kërkon dhe meriton si metropol i shqiptarëve brenda dhe jashtë vendit. Për t’i prirë rimëkëmbjes së Tiranës, e cila do të vijë vetëm përmes një vizioni të qartë të bazuar mbi transparencë dhe një programi që në qendër ka dinjitetin dhe mirëqenien e qytetarit.

Një programi që vendos prioritetet e duhura dhe që jetëzohet përmes konsultimit dhe përfshirjes së gjerë të intelektualëve, profesionistëve, krijuesve, aktivistëve, qytetarëve dhe komuniteteve, brenda Shqipërisë dhe në Diasporë – të cilët pushteti i sotshëm u ka mbyllur çdo derë, duke i shtyrë sistematikisht dhe me arrogancë jashtë zhvillimeve dhe projekteve madhore që shënojnë të tashmen dhe të ardhmen e Kryeqytetit.

Një programi që ka në qendër qeverisjen me përkushtim dhe punën e palodhur për të ngritur standartet e shërbimeve për qytetarët dhe lehtësive për sipërmarrjet private dhe profesionistët e lirë! Një model të ri qeverisjeje i cili mundëson çlirimin e energjive prodhuese dhe krijuese të metropolit të shqiptarëve! Një përkushtim për t’i kthyer qytetit dhe qytetarëve, dinjitetin që meritojnë!

Të dashur miq, Ky është një moment vendimtar për të marrë në dorë fatet tona dhe për të bërë ndryshimin, të gjithë bashkë, pa dallim! Tirana sot ka nevojë për alternativë, për shpresë, ka nevojë për vëmendje dhe respekt ndaj qytetarëve. Tirana sot meriton të qeveriset me integritet dhe transparencë, me përkushtim dhe vizion për një qytet më të mirë, sepse Tirana meriton më shumë, qytetarët e saj meritojnë më shumë! Ndaj, jam besimplotë që të gjithë së bashku, demokratë dhe qytetarë të Tiranës, mund ta sjellim dhe do ta sjellim këtë ndryshim!

SI.E./M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ervis alla: 31/10/2022 07:59

    Kerrici llapatuq sdi te flasi. Buzebytha - shtremti

    Përgjigju
  • Eni: 30/10/2022 19:11

    Fytyra te ndryshme filozofi e njejte

    Përgjigju
  • Armand: 30/10/2022 18:55

    E pastaj na del Saliu qe ja dhjet filmin te dyve e ve ke ti doj trapi hahahaha gjisesi forca cuna se do fitoni lesht

    Përgjigju
  • Delinquenti: 30/10/2022 17:41

    Po mir ju o gjasme tironca kelliç e bogdan osht e drejta juj qe te kanditoni per bashkin se helbete tironca dhe ca vota do te merrni PO A E DINI JU ORE SE TIRONCA NE TIRON JON ME KOKRRA DHE ATO QE JON JU DHE AI SALA JUJ I SHKELI ME KOM I VODHI E I SAKATOJ ATO PAK KOKRRA QE ISHIN.HELBETE NJI HER JUGU NJI HER VERIU JA KENI FUT TIRONSAVE DHE SOT JU KERKONI VOTA,PO KJO OSHT PATURPSIA DHE PAFTYRSIA E TE GJITH JUVE DJATHTAS E MAJTAS. Shitsi i fiqve po vjedh po te pakte po bo diçka,sa here qe e keni pas ju mir qe keni vjedh por na keni dhe shkatarru dhe kjo rremuj nuk eshte bo sot e dje or tyt ISHIT JU QE I VUTE THEMELET E KSAJ RREMUJE QE VAZHDON ENE SOT.

    Përgjigju
  • Gazepi: 30/10/2022 17:00

    Bogdani shpreson tek ndonje mrekulli por kur rrezohej basha rrinte ai spurdhjak e veshtronte si do shkonin punet. Bogdani nuk e meriton te jete as deputet as ne pd. Ne ps ndoshta. Meqe ra fjala shpreson tek votat e Zaqellarve apo injorantave nga kuksi????

    Përgjigju
  • Alban: 30/10/2022 16:49

    Dhe ketu hyn ne loje saliu me prerjen e tij te frenave,kujdes cuna!

    Përgjigju
  • Beni: 30/10/2022 16:30

    Mos te lodhen fare qe bejn plane se sdo rri kush ne doren tuaj

    Përgjigju
  • Likja: 30/10/2022 15:24

    Doktor Alimehmeti eshte konkuren me i kompletuar se krrici dhe Bogdani

    Përgjigju
  • Meza: 30/10/2022 14:38

    Pd vec mashtrime ka pas se gje tamam ska ber kurr

    Përgjigju
  • FATMUT GAZI ÇAFAJ [ ÇEPA ]: 30/10/2022 14:25

    O si është katandis partia wc pd me dy kodosha kok bosha Kriçi e dobiçi üo konkuroin kush më shum do fitoi e partis së Salës shum fitime do i çoi e xen sy peshkaqeni shum qef do boj paret nëpër Bot do i harxhoi. Urra, urra Salehe bajga do fitoi karotën do ta pushtoi.

    Përgjigju
  • Seni: 30/10/2022 14:15

    Gjynaf se po mundohen lot se skan pike shprese

    Përgjigju
  • Bledi: 30/10/2022 13:46

    Ky Bogdani, sikur ishte mik me Klodian Mertirin e inceneratoreve a doli ne foto me ato Harapet ne Afrike dmth vari lesht si kandidat ishte edhe Prefekt I Tirones ky nje periudhe çfare beri asgje. Te pakten te kandidoj Ilir Alimehmeti do ishte nje gare e bukur. Urime Erion Veliaj per mandatin e trete.

    Përgjigju
  • Genti: 30/10/2022 13:43

    2 dylbera ne gare per Tiranen. Me te vertet qe Jane te Dy tironca, por kane zgjedhue anen e gabuar Jane bere si Sali non-grata, dhe Ilir Spiuni. Do talli trapin Erjon Velia me keto vemjet. Po lereni Doktor Ilir Alimehmetin te pakten behet pak gare e qytetruar. Por nuk e dojne Ilir Alimehmetin as Saliu dhe as Likja sepse nuk eshte hajdut si ato. Lali Eri I keq apo I mire te pakten rri ne pune dhe punon..

    Përgjigju
  • Gito: 30/10/2022 13:41

    Te gjithe kta te PD nga i pari tek i fundit vetem kan mashtruar dhe kan vjedhur

    Përgjigju
  • goni: 30/10/2022 13:38

    te dy kandidatura pa lidhje... veni ate mjekun se do jete me mire

    Përgjigju
  • Oni: 30/10/2022 13:34

    Askush nuk i do keto por le te mundohen kot te kenaqin veten se per te fituar skane gje

    Përgjigju
  • Klajd: 30/10/2022 12:33

    Me belind kellicin u provua qe mori fryme Forumi Rinor. Duhen figura te reja dhe belindi e meriton. 99% e mund Erjon Veline se eshte momenti qe populli e ka kuptuar ja ka cjerre masken

    Përgjigju
  • Jola: 30/10/2022 12:31

    Vetem kandidaturat si Flutura Acka dhe mjeku Alimehmeti. Kandidaturat e tjera ia servirin ne pjate fitoren Veliajt, apo ate doni mesa duket edhe ju te PD

    Përgjigju
  • Arlind: 30/10/2022 12:24

    Kan qef se do mbushin xhepat me lek qelpsirat, po kush do jua japi ate mundesine se

    Përgjigju
  • kristo: 30/10/2022 12:23

    hajd hajd se me zero vota ke per te dal do behesh basha i dyt hahahah

    Përgjigju
  • Ori: 30/10/2022 12:22

    Njeri me i paafte se tjetri kto

    Përgjigju
  • Ana: 30/10/2022 12:16

    Bogdani esht kandidatura me e mire se eshte dhe politikan i mir dhe qytar i mir! Shyqyr doli nje per se mbari!

    Përgjigju
  • Ani: 30/10/2022 12:11

    Kush te voyon ty mor matuf

    Përgjigju
  • fjordi: 30/10/2022 12:10

    dhe ne fund fare ai qe fiton do humbi kundra lali shume teori e thjesht ahhahahaha

    Përgjigju
  • 21-shi: 30/10/2022 12:00

    Po ku matet dot Belindi me Gertin. Gerti o cun me karakter e zhvillim qe nuk rakasohen fare me Kellicin. Belindi mezi mori shkollen te UET qe ja dha si favor Cili bashke me ket larasken zhupa. Gerti e ka tregu veten qe zhvillimin e ka mor ne USA dhe ka qon me rezultate te larta. Jepi Gerto, se cuna si ty i duhen Tirones. Belindi te rri e ti boj hije Salehut

    Përgjigju
  • suel: 30/10/2022 11:33

    Cilo do te jete nen cadren e anti amerikanit Sali non grata kurr nuk do te fitoi se populli eshte i zgjuar.....

    Përgjigju
  • Inva: 30/10/2022 11:23

    Le te mbajn shpresa kot se asgje sdo fitojn

    Përgjigju
  • Arian: 30/10/2022 11:04

    Po cdo marrin keta loqet nuk i kane hapur njeher syt sesa kane vjedhur,turp e faqja zez kush i degjon

    Përgjigju
  • Eni: 30/10/2022 10:59

    Keto te flejne gjume se sjane per gje tjeter

    Përgjigju
  • Sifi: 30/10/2022 10:46

    Bogdani kandidatura me e mire e mundeshme e PD .Vet formimi kulturor dhe gjuha prej nje politikani modern e bejne fitues te oafiskutueshem te orimareve te foltores .Megjithate Veliaj me teper me punen e tij ne ndryshimin radikal te Tiranes eshte nje shkemb i parhyeshem ,te pakten deri tani

    Përgjigju
    • beni: 30/10/2022 11:59

      hahahahha fjalia e fundit ishte peerlee hahahaa shkemb granitit ne breg te adriatikut

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë