Princ Harry do të mbajë një fjalim në samitin e 'Better Up Ulift' për shëndetin mendor, i pari publik që nga botimi i librit 'Spare', pjesëmarrja kushton 995 dollarë

Princ Harry do të mbajë një fjalim në samitin e 'Better Up Ulift' për shëndetin mendor, i pari publik që nga botimi i librit 'Spare', pjesëmarrja kushton 995 dollarë

Princ Harry

Princi Harry ka planifikuar të mbajë fjalimin e tij të parë publik që nga publikimi i kujtimeve të tij  në librin 'Spare' në fillim të këtij muaji, i cili bëri shumë bujë në mediat e huaja dhe ato shqiptare pasi u përmendën detaje nga jeta e tij në familjen mbretërore, lidhja e tij me drogën dhe problemet që ka ndjerë me shëndetin mendor. Duka i Sussex do të flasë në samitin e ardhshëm të BetterUp Uplift në San Francisko, Kaliforni. Ai do të mbajë një fjalim në kongresin dy-ditor për drejtuesit e biznesit të mbajtur më datat 7 dhe 8 mars.

Ndërsa regjistrimi virtual për ngjarjen është falas , pjesëmarrja fizike në ngjarje kushton 995 dollarë. Biletat u japin blerësve akses në seminare, biseda pranë zjarrit, seanca stërvitore në grup dhe ushqim dhe verë, aktivitet që mediat e huaja i kushtojnë vëmendje, edhe për shkak të temës së shëndetit mendor.

BetterUp tha në një  deklaratë se përveç Princit Harry, folës do të jenë Issa Rae, David Chang, Robin Arzón dhe Adam Grant.

“Samiti gjithëpërfshirës do të shfaqë shkëmbimin e ideve dhe bisedave frymëzuese duke ofruar njohuri të pashembullta për udhëheqësit rreth mbajtjes së talenteve, rritjes dhe mënyrës se si t'u mundësojnë menaxherëve më së miri të udhëheqin ekipe me performancë të lartë përmes klimës aktuale të ndryshimit dhe pasigurisë,” shtuan ata.

F.D/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    13 Nëntor, 10:35

    Mendoni se Komisioni Hetimor për Shëndetësinë do të prodhojë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Kina zhvillon stërvitje ushtarake afër Filipineve

Kina zhvillon stërvitje ushtarake afër Filipineve