Princ Harry po vijon udhëtimin e tij në Afrikën e Jugut.
Ai ndodhet në Angola dhe po ndjek gjurmët e nënës së tij të ndjerë, Princeshës Diana.
Ai fillimisht kaloi mbi një fushë të minuar, duke përsëritur veprimin e bërë nga e ëma 22 vjet më parë. Më pas ai takoi Sandra Thijika, një nga viktimat e minave të tokës që takoi princeshën 22 vjet më parë.
Sandra në atë kohë ishte vetëm 13 vjeçe.
Gjatë takimit me të ai tha: “Kur fëmijët tuaj të jenë në moshën që jeni ju, nuk do të ketë më mina në tokë”.