“Princesha Argjiro” titullohet premiera e re për fëmijë në Teatrin Metropol, një përshtatje e frymëzuar nga poema e Ismail Kadarese. Kjo vepër do të vijë në skenë të shtunën, ora 11:00. Ajo përfshin një gamë të gjerë etydesh që e bëjnë më aktive dhe vepruese poemën.
Me regji të Joana Omerajt, në skenë do të interpretojnë Ligoraq Riza, Luisa Dinellari, Ketjona Pecnikaj, Sedmir Memia, Silvana Brahimataj, Stiv Osmanaj, Megi Duka, Mario Bali. Nuk do të mungojë as Asambli Tirana.
“Narratori do të vendoset dhe në rolin e gjyshit që i tregon mbesës përralla çdo fundjavë dhe kësaj here rradhën e ka historia jonë shqiptare, historia e Gjirokastrës. Çdo etyd do të sillet nëpërmjet syve të vogëlushes Gresa, në mënyrë që të zvogelohet dramaticiteti që përmban poema dhe të përshtatet më shumë me publikun e fëmijëve” tregon Joana Omeraj, regjisorja e shfaqjes. Sipas saj dritat, ngjyrat dhe efektet do të jenë dhe në funksion të traditave tona shqiptare duke i veshur të gjithë pjestarët e etydeve dhe shfaqjes me kostume popullore tradicionale.
Pjesë integrale e shfaqjes do të jenë edhe disa punime në pikturë të artistit Ansatas Kostandini, të cilat do të projektohen në skenë. Shfaqja është e ndërtuar me valle, kërcime e lojëra të ndryshme, duke u bazuar mbi tradita e zakone shqiptare për ti bërë fëmijët jo vetëm pjesë të shfaqjes por edhe të mësojnë kulturën tonë të këngëve e valleve shqiptare e njëkohësisht duke iu ngacmuar atyre imagjinatën dhe kuriozitetin për kulturën tonë shqiptare.
“Shfaqja është ndërtuar në mënyrë të tillë që spektator i vogël të bëhet pjesë integrale e shfaqjes, gjatë valleve tradicionale shqiptare”, shpjegon regjisorja Omeraj.
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
19 Dhjetor, 08:16
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
52.9%
-
Jo
20.7%
-
Duhet më shumë
26.4%
Vota total: 121
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Vizita' e teatrit Migjeni hap siparin e 'Prizren Fest'! Morina: Në festival dhe Spanja, vend që s'ka njohur pavarësinë e Kosovës
23 Korrik, 15:52
-
Edicioni i 20, Korça mirëpret festivalin e monodramës “Albamono’, 7 vepra në 7 ditë nga aktorë e regjisorë të huaj
21 Qershor, 18:44
-
Premiera në Korçë/ 'Vassa Zheleznova’ vepra e Gorkit vendoset për herë të parë në skenën shqiptare nga regjisori Enke Fezollari!
11 Qershor, 15:49
-
Fëmijët e Fierit më të mirët në aktrim! ‘Rrëmbejnë’ kupën e festivalit të teatrit që u mbajt në Berat! Në kompeticion, 10 trupa teatrale
6 Qershor, 13:43
-
Nxënësit artistë të Durrësit vënë në skenë operën gazmore “Dasma e Figaros”, mirëpritet nga publiku
16 Prill, 11:06
-
Kujtohet 115-vjetori i shfaqjes së parë teatrale në Vlorë, ‘Vdekja e Pirros’ u vendos në skenë në janar 1908, i parapriu shpalljes së pavarësisë
2 Shkurt, 16:42
-
Romeo dhe Zhuljeta ranë nga ballkoni, drejtori i teatrit të Hungarisë jep dorëheqjen
15 Nëntor 2023, 15:16
-
‘Antigonea’, tragjedia e Sofokliut! Teatri italian i Pulias shfaqje në skenën e Gjirokastrës
10 Qershor 2023, 15:35
-
‘Profesionisti’, komedia e zezë për dosjet të ish-Sigurimit! Leka Bungo në Vlorë me veprën e Dushan Kovaçeviç
18 Janar 2023, 09:31
-
Aktorja e njohur: Kam vuajtur në teatër! Pas divorcit, më hoqën për tekat e drejtorëve! Guximi i im i parë ishte në vitet ’90, putha Ndriçim Xhepën
11 Dhjetor 2022, 20:48
-
'Mbreti Lir' çel sezonin e ri artistik në skenën e Teatrit Metropol
24 Shtator 2022, 10:47
-
Inaugurohet teatri 'Zihni Sako' në Gjirokastër! Premierë 'Vdekja aksidentale e një revolucionari', regjisori italian: Flasim gjuhën e artit! Artistët: Publik i veçantë
11 Qershor 2022, 22:05