NEW YORK- Revista amerikane "Vanity Fair" feston ditëlindjen e parë të Princit Britanin George duke e vendosur atë në faqe të parë. Bebi mbretëror shfaqet në krahët e prindërve të tij, Dukës dhe Dukeshës së Cambridge me një bluzë me viza të bardhë dhe blu.
 
Revista do të publikohet në korrik në New York dhe Los Angeles dhe përfshin të dhëna mbi muajt e parë të jetës së princit, netët pa gjumë, kërkesat e shumta për foto, zgjedhja e një kujdestareje të përshtatshme si dhe sfida e punonjësve në pallat për ta mbajtur jetën familjare të çiftit sa më private.
 
Gazetarja që ka bërë këtë shkrim sjell lexuesit amerikanë dhe të gjithë botës brenda mureve të Pallatit Mbretëror Britanik me shumë informacione të pa publikuara më parë.

Redaksia Online
(Suada Bajraktari/e.s/shqiptarja.com)