Princi i Arabisë Saudite rezervon hotelin me çmime marramendëse në Los Angeles

Princi i Arabisë Saudite rezervon hotelin me çmime marramendëse në Los Angeles

Princi i Kurorës së Arabisë Saudite Mohammad bin Salman dhe rrethi i tij kanë rezervuar të gjithë hotelin Four Seasons për qëndrimin e tyre në Los Angeles – çdo dhomë për tri net.

Siç shkruajnë mediat e huaja, Salman është në këtë vend për të biseduar për filmin me drejtuesit e studiove të mëdha.

Dhomat në hotel me pesë yje fillojnë rreth 600 dollarë për një natë. Ekzistojnë gjithsej 285 dhoma, dhe suitat presidenciale shkojnë për 10,000 dollarë për një natë.

Ministrat e qeverisë dhe investitorët do të mbajnë një samit në Four Seasons për të zhvilluar industrinë e tyre të argëtimit.

Manjati i Fox, Rupert Murdoch thuhet se do ta ketë si mysafir të tij në një darkë, Salmanin në shtëpinë e tij Bel Air.

Ky është udhëtimi i parë i princit në Los Angeles dhe vjen disa muaj pasi Arabia Saudite ka konfirmuar se do të heqë ndalimin e saj 35-vjeçar të kinemave publike.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

AMF mbledh sektorin financiar për festat! Kaçi: Prioritet zbatimi me transparencë i rregullores së faktorëve të riskut!

AMF mbledh sektorin financiar për festat! Kaçi: Prioritet zbatimi me transparencë i rregullores së faktorëve të riskut!