Princi i Kurorës Saudite, vrasës i gazetarit disident Jamal Khashoggi

“Ekzistojnë prova të besueshme që meritojnë hetime të mëtejshme për një përfshirje të mundshme të princit të kurorës Saudite  Mohammed bin Salman në vrasjen e gazetarit disident Jamal Khashoggi brenda ambjenteve të konsullatës së Arabisë Saudite në Stamboll”, kështu shprehet një raport prej 101 faqesh i ekspertëve të OKB-së për të drejtat e njeriut që hetojnë rastin.

Hetuesit e OKB-së kanë gjetur dëshmi të besueshme të përgjegjësisë saudite të nivelit të lartë për vrasjen e përshkruar si "të paramenduar" në tetorin e vitit të kaluar. Hetimet bazohen në të dhënat mjedisore që do të hedhin dritë mbi momentet e fundit të jetës së gazetarit.

59-vjeçarit Jamal Khashoggi mund ti jetë dhënë një dozë qetësuese para se të mbytej me një qese plastike, thuhet. në përfundimin e hetimeve të kryera nga Hetuesit e OKB.

Raporti thotë gjithashtu se: "Rreth tetë muaj pas ekzekutimit të Khashoggi, përcaktimi dhe caktimi i përgjegjësive individuale mbetet i fshehur nga sekreti dhe mungesa e një procesi të drejtë". Deri më tani shteti saudit nuk e ka pranuar publikisht përgjegjësinë e tij për vrasjen./Përgatiti Ilir Çuçi

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë