Princ Leka II kërkon të marrë pronat e gjyshit të tij, mbretit Ahmet Zogu. Në një kërkesë që ka bërë në Gjykatën e Matit, Princ Leka kërkon njohjen, kthimin dhe kompensimin e pronës në rrethin e Matit.
Pronat që kërkon trashëgimtari i Mbretit Zog janë kryesisht tokë.
Aktualisht këto prona janë në përdorim të fshatarëve, por në kërkesën që ka paraqitur në Gjykatë, Princ Leka i II kërkon vetëm që të ndërtojë një banesë në një nga tokat e pretenduara dhe pjesën tjetër do t’jua falë fshatarëve.
Një ndër tokat që kërkohet të njihen është edhe Këndi i Lojërave i cili ndodhet pranë Bashkisë Mat.
Ndërkohë ditët e fundit trashëgimtari i Mbretit Zog është parë në qytetin e Matit, ku ka takuar qytetarë të ndryshëm.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com