TIRANË- Princ Leka dhe bashkëshortja e tij Elia Zaharia janë bërë për herë të parë prindër të një vajze. 

Mësohet se çifti ka zgjedhur një emër shumë të veçantë dhe kuptimplotë për emrin e vogëlushes. Ato kanë vendosur ta quajnë Geraldina, si mbretëresha, gjyshja e Lekës.

Elia e ka sjellë në jetë vajzën ditën e sotme në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, dhe gëzojnë shëndet të plotë. 

"Familja Mbretërore Shqiptare është e lumtur të bashkëndajë lajmin e lindjes së Lartësisë së Saj Mbretërore Princeshës Geraldinë që u erdhi në jetë Lartësive të Tyre Mbretërore Princit Leka të Shqiptarëve dhe Princeshës Elia, ditën e enjte, 22 tetor 2020, ora 09:30", shkruan princ Leka. 

Geraldina Junior ka lindur në ditën kur mbretëresha Geraldinë u nda nga jeta, 22 tetor.