Princi në dietë për Meghan, duhet të dobësohet para dasmës
Përpara se të njihte Meghan, dieta e princit Harry ishte ajo e një djaloshi tipik beqar. Shpeshherë jashtë pallatit Kensington është parë edhe me hamburger në dorë apo në picerinë e preferuar Bunga Bunga apo ne restorantin “Rum Kitchen”
Princi Harry dhe Meghan Markle
Përpara se të njihte Meghan, dieta e princit Harry ishte ajo e një djaloshi tipik beqar. Shpeshherë jashtë pallatit Kensington është parë edhe me hamburger në dorë apo në picerinë e preferuar Bunga Bunga apo ne restorantin “Rum Kitchen” në Noting Hill.
Pjesë e pandarë e tij ishin fast food-et, madje miq të shkollës thonë se ai jetonte për mishin e pjekur të pulës apo McDonald. Padyshim si çdo i ri, i pëlqente edhe birra. Por duket se tashmë Harry ka hyrë në një fazë të re, me një dietë përpara martesore, me një regjim të ushqimeve të pastra, hartuar nga vetë Meghan, falë së cilës princi ka arritur të humbasë ndjeshëm kilogramë dhe të shfaqet më elegant.
Meghan nga ana e saj, përpiqet të ushqehet shëndetshëm dhe të konsumojë alkool në mënyrë të moderuar, duket se ja ka dalë të largojë edhe Harryn nga mishi i pjekur dhe birrat, duke e prezantuar me ushqime të shëndetshme dhe organike.
E pas këtyre ndryshimeve, duket se muajt e fundit Harry ka hequr dorë edhe nga duhani. Dhe vetëm pikënisja e një regjimi të ri të shëndetshëm ka qenë Meghan. Tashmë dieta e Harry ndiqet çdo ditë nga nutricionistë, të cilët e rekomandojnë të ruajnë një regjim ushqimor që përfshin shumë pak sheqerna dhe shumë proteina.
Si një ish-ushtarak, dita e princit, sidomos muajt përpara dasmës, nuk mund të imagjinohen pa një punë të lodhshme në palestër. Përveç saj, çdo ditë të dy së bashku, Meghan dhe Harry kanë vendosur të merren edhe me joga. Edhe vendin e veshjeve sportive, ndonjëherë edhe ushtarake, tashmë e kanë zënë veshjet serioze dhe kostumet.
Meghan i pëlqen edhe që çifti, në daljet e tyre publike, të jenë të koordinuar në ngjyra me njëri tjetrin, kryesisht në ngjyrat bezhë, të zezë apo jeshile. Duket se dasma mbretërore vetëm pak kohë larg, i ka vënë të gjithë në lëvizje.
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.3%
-
Të gabuar
81.4%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4528
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
U 'tallën' në serialin e njohur, reagojnë për herë të parë Meghan dhe Harry
14 Nëntor 2023, 07:51
-
Përsëritje e historisë! Princ Harry dhe Meghan Markle ndiqen për dy orë nga paparacët, i shpëtojnë për pak aksidentit fatal
18 Maj 2023, 10:32
-
Ceremonia e kurorëzimit të mbretit Charles, Harry do të marrë pjesë pa Meghan
13 Prill 2023, 14:12
-
Familja Mbretërore: Princi Harry do marrë pjesë në kurorëzimin e Mbretit Charles, por pa Meghan Markle
12 Prill 2023, 17:42
-
Publikoi të pathënat e Familjes Mbretërore/ Mbreti Charles dëbon përfundimisht të birin Harry nga Britania
1 Mars 2023, 20:52
-
Shkrimtari mbretëror: Markle pëlqen të lëvizë me Cadillac të mëdhenj dhe avionë privatë, u zhgënjye kur pa llogarinë bankare të Harry-t
28 Shkurt 2023, 12:05
-
Sondazh: Popullariteti i Harry dhe Meghan është ulur ndjeshëm në Mbretërinë e Bashkuar
24 Shkurt 2023, 10:45
-
Motra e Meghan Markle ngre akuzë ndaj aktores dhe princ Harry-t, kërkon 75 000 dollarë dëmshpërblim: Ti nuk je fëmijë i vetëm
8 Shkurt 2023, 20:23
-
Princi Harry i padëshiruar në kurorëzimin e mbretit Charles?
12 Janar 2023, 13:23
-
‘Mos fol kurrë për gruan time në atë mënyrë’, Princ Harry rrëfen çfarë i tha mbretit Charles kur i kërkoi të mos shfaqej me Meghan pranë mbretëreshës
7 Janar 2023, 16:30
-
Princi Harry rrëfen ‘traumën’ pasi ka parë skenat e seksit të gruas së tij në filmin 'Suit': Kam nevojë për terapi me goditje elektrike
6 Janar 2023, 09:47
-
Princ Harry rrëfen sulmin fizik nga vëllai i tij: Më hodhi në dysheme, ndodhi për shkak të Meghan
5 Janar 2023, 07:39