Prindër,kujdes fëmijët nga loja e
“Balenës Blu”, po përhapet në Shqipëri

Prindër,kujdes fëmijët nga loja e<br />“Balenës Blu”, po përhapet në Shqipëri
Loja e rrezikshme e “Balenës Blu” duket se ka çuar drejt vdekjes mbi 140 adoleshentë,duke e kthyer këtë lojë në ferrin virtual për adoleshentët.Por çfarë po i tërheq fëmijët drejt vdekjes së sigurt?
 
Loja e frikshme që ka rrëmbyer shumë adoleshent duket se ka prekur edhe të rinjtë Shqiptarë.
 
Psikologia e shkollave Oriola Belba e ftuar në emisionin Top Show ka thënë:
 
“Edhe në Shqipëri një fëmijë i shkollës 9-vjeçare ka marrë kontakt nga “Balena Blu”.Fatmirësisht ka qënë e ëma e cila e ka pikasur që në fazat e para.Të rinjtë, në shkollat tona, kanë nisur një lojë të re: e vërtetë apo sfidë. Unë u bëj thirrje të gjithë adoleshentëve të mos përfshihen në këtë lojë”.
 

Gjithashtu edhe Artan Dashi ekspert kundër krimit kibernetik tha: “Ekspertët e Interpol na kanë paralajmëruar se Shqipëria mund të jetë tabelë qitjeje e kuratorëve të “Balenës Blu”, duke ngritur në këtë mënyrë alarmin që prindërit të kenë kujdes me fëmijët e tyre.
 

Ndërkohë edhe psikologia Silvana Loka ne Top Show ka thënë se “Kjo nuk është një lojë e thjeshtë, por një marrëdhënie.Kuratori mbledh të dhëna personale për “viktimat” e mundshme,ndaj prindërit duhet të jenë të vëmëndshëm.
 



Redaksia online
D.M/Shqiptarja.com
 

 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Sulmohet me armë zjarri ish-futbollisti i Turqisë, plagoset në këmbë! Doli nga një emision sportiv

VIDEO/ Sulmohet me armë zjarri ish-futbollisti i Turqisë, plagoset në këmbë! Doli nga një emision sportiv