Prindër me lekë, a ndjeheni fajtorë???
Eriseld Abedini, Klevis Ruçaj dhe Sikela Përroj
Kam frikë. Po, po, kam frikë. Dje, zemra desh më "doli nga vendi", sa im bir u përgjigj në tel. "Mam jam me shokët"- më tha. Kaq desha, i dëgjova zerin, pasi nuk isha në Tiranë. Merak nëne, pasi dhe djali hipen në makine me shokë.
E lexova lajmin e kobshëm në WEB-e. Mu zu fryma. Tek kaloja radhët një e nga një, mësoja me shumë detaje nga aksidenti i frikshëm. O zot, mjerë jeta e tyre, mosha e tyre, mjerë nëna...
Djali 20 vjeç! Një vit me patentë, makinë që kushton mijëra euro... Dy vajza, në moshë po aq të re, mikesha të djalit, që pëlqejnë të bukurën dhe të hedhin video në Tik-Tok, ndahen nga kjo jetë, pasi donin të dhuronin spektakël në rrjete sociale.
Nuk e di nëse ka statistika apo jo, por po të ndjekësh një kronologji të ngjarjeve, nuk do shumë koment. Aksidente të frikshme. Viktimat: Mosha mesatare 20 vjeç. Makinat superluksoze... Si i blejnë këta fëmijë makinat? Ku i gjejn lekët një 20-vjeçar për një të tillë?
A janë përgjegjës prindërit e tyre? Po. Një 20-vjeçar është akoma në botën e ëndrrave, por një prind nuk mund të fluturojë..
Të dashur baballarë të pasur dhe me lekë, ju mund të shkulni flokët, mund të ulërisni, mund të bëni çfarë të doni.. fëmijet nuk i sillni më në jetë, më parë duhet t’i mendoni këto gjëra, më parë..
Të dashur të rinj, moshtarë të dy fëmijëve të mi, bëni kujdes, jeta është e shtrenjtë! Bëni kujdes, me një vit patentë nuk je shofer!
Bëni kujdes! Shpejtësia të vret!
Bëni kujdes, jeni në lule të rinisë.. shijojeni.
Unë sot kam frikë. Ndërkohë që po shkruaja këto rreshta, dy aksidente të tjera dhe dy jetë të humbura.
A.M./KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A e zgjidh problemin me shqiptarët në Britani vizita e Ramës në Londër?
-
PO
40.3%
-
JO
49.9%
-
NUK E DI
9.8%
Vota total: 2411
Lajme të tjera
-
Zgjedhjet lokale të 14 majit, ambasada e SHBA në Tiranë thirrje partive politike: Aktivitetet zgjedhore të zhvillohen në përputhje me ligjin dhe standartet ndërkombëtare
24 Mars, 19:20
-
Tiranë/ Rehabilitohen tre rrugë të tjera në Lagjen Nr.13
24 Mars, 18:17
-
Qendrat e masazheve kthehen në vatra prostitucioni, 9 të arrestuar në 3 muaj në Tiranë! Cakrani: Vajzat marrin deri në 150 euro për një shërbim seksual
24 Mars, 17:12
-
Ndiqte ambulancën që ishte në shërbim emergjence, për t’i shpëtuar trafikut, gjobitet dhe i hiqet patenta shoferit në aksin Tiranë-Durrës
24 Mars, 15:50
-
Në garë për zgjedhjet vendore të 14 majit, Belind Këlliçi dhe Luçiano Boçi dorëzojnë zyrtarisht mandatin e deputetit
24 Mars, 12:41
-
Veliaj: Tirana sot ka ligjshmëri, disiplinë dhe rregull, si kurrë më parë; mirënjohje për punën heroike të punonjësve me uniformë
24 Mars, 12:29
-
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti të dielën në Tiranë, takim me Ramën dhe Nikollën
24 Mars, 11:21
-
Kukës/ Aksident në 'Rrugën e Kombit', përmbyset kamioni, ndërron jetë shoferi
23 Mars, 15:45
-
Dy gjimnazistë që konsumojnë drogë flasin për Report Tv: E nisëm me shokët, na largon stresin! Një qese hashash e blejmë nga 5 deri në 10 mijë lekë të vjetra
23 Mars, 15:29
-
Zgjedhjet vendore, sekretarja e Përgjithshme e OSBE-së mbërrin nesër në Tiranë, pritet të takohet me Begajn, Ramën e Xhaçkën
23 Mars, 14:18
-
Drogë në shkollat e baret e Tiranës, Report Tv siguron dosjen hetimore! Trafikantët komunikonin me kode, zbardhen përgjimet! 2 ishin të infiltruar të policisë
23 Mars, 11:20
-
Tiranë/ Nis puna për rikonstruksionin e rrugës ‘Njazi Meka’
23 Mars, 08:43
Kam pas fatin te punoj per nji njeri te pasur ne itali dhe nji moment djali i tha baba pse nuk ma blen nji ferrari se dhe pabuksat e kan ,pergjigja ishte ik o pjerdhu qe ktu i tha kur ta fitosh vet blej qa te dush ti!!
PërgjigjuDjal babe cohu ne oren 10 prej gjumi ec rruges me tik tok bej video pic hic edhe jeta vazhdon disa kane ngelyr mbi tok disa mbuluar me dhe jeta vazhdon dhe keshtu vazhdoni me super makina me lek pa pune tik tok edhe mir e keni
PërgjigjuProblemi ne shqipri jan patentat me lek nuk din rregullore fare prandaj ndodhin te gjitha keto kemi qen dhe vet ne fillim na ka ruajtur zoti kur e mora drejt perdrejt ne itali thoje qysh kam na makin se jan gjenaf ne lule te rinis
PërgjigjuPRINDI MUND TJA PLOTESOJ FEMIJES POR JO KESHTU MENDOJN SE ME MAKINA TE MIRA I BEJN MIR FEMIJES SIDOMIS SOT NE KETO KOH BREZI I RI ESHT TERBUAR FARE ,PRINDER INVESTONI PER FEMIJET TUAJ TE KEN DIJE, I MESONI TE DALIN NE JET TE BEHEN TE DENJ PER VETEN E TYRE SE NUK ESHT MAKINA GJITHCKA ,POR JETA E FEMIJVE QE TE INVESTONI PER SHKOLLAT ,DIJET DHE JETEN SA I BLENI MAKINA TE SHTRENJTA I TERBONI DJALI BABES POR E CONI VET DREJT TERBIMIT .
PërgjigjuA nuk te pelqen por ttejjjj,ndro kanal e shko ne bjeshke
Uli germat or teeeejjjjj
Titulli duhet te jete PRINDER IDJOTE... Cte mbjellesh do korresh o kafshe...
PërgjigjuNuk u jepet fëmijëve makina më shumë se 1200 kubikë çfar bën shteti? Dalin policët për se për të vënë gjobat në semafor sigurimi i makinës për të rinjtë duhet të jetë sipas cilindratave të makinës jemi prindër vetë e një këshillë ju jap mos i merrni në qafë fëmijët duke u realizuar të gjitha dëshirat nu shpreh ngushëllimet e sinqerta për humbjen e këtyre fëmijëve në lule të rinisë