Prindër-fëmijë bëhen bashkë në trendin më cool dhe më viral të momentit në TIk-Tok!

Përmes videove gazmore që kanë “pushtuar” rrjetin, prindërit dhe fëmijët tregojnë ngjashmëritë fizike mes tyre, të cilat janë të “frikshme”.

Në fillim të videos shfaqet njëri ose të dy prindërit, e më pas del fëmija ose fëmijët, me të njëjtën veshje dhe duke kryer të njëjtin veprim,  për të vënë në theks ngjashmëritë në aparencë.

Po ju a do ta provonit trendin më të ri të tik-tokut?