Lira Gjika: Prindërit nuk i shpjegojnë fëmijëve pse nuk duhet të shohin programe për të rritur

Lira Gjika: Prindërit nuk i shpjegojnë fëmijëve pse nuk duhet të shohin programe për të rritur

Foto ilustruese

TIRANE- Problemi i transmetimit të pornografisë në stacionet televizive, ka prodhuar një tjetër problematikë në shoqëri, siç është ndrydhja e brezit të ri, për t'i mbajtur larg këtyre programeve. Mjekja pediatër Lira Gjika i sugjeron prindërve që të flasin me fëmijët për t'i shpjeguar rëndësinë e jetës dhe krijimit të saj nëpërmjet aktit seksual, por duke i bërë të qartë që jetë nuk nis vetëm nga organet por nga ndjesitë dhe marrëdhëniet njerëzore.

Ajo thotë se në moshën e rritjes fëmijët nuk kanë nevojë të shikojë njerëz të tjerë që shtiren sikur bëjnë dashuri, sepse kjo mund të prishë magjinë e vetes dhe dashurisë.

"Një problem shumë delikat që po haset këto vitet e fundit, është kontakti i fëmijëve 8-12 vjeç me pornografinë apo stacionet televizive “për të rritur”. Prindërit shpesh gjenden perballë kësaj dukurie te re, të hutuar e të carmatosur. Fjalët e para që u dalin na goja, janë “turp” dhe “e dëmshme”. Është e vërtetë qe te tilla janë, por nuk mund ti flitet fëmijës nëpërmjet etiketimit dhe paragjykimit. Fëmija duhet të arrijë vetë në ato konkluzione. Kjo është detyra e të rriturit, t'i shpjegojë me qetësi vlerën dhe rëndësinë e këtij raporti aq delikat dhe të zakonshëm që siguron ekzistencën por edhe që është kaq shumë i etiketuar. Mënyra se si do i'a shpjegojë i rrituri, këtë dukuri, do ta bëjë fëmijën të mos ketë atë kuriozitetin qe e vret seksualitetin. Eshte e natyrshme ne kete moshe, qe ne trupin dhe psihen e fëmijës po ndodhin ndryshimet e mëdha, femija te fokusohet te gjinia dhe seksualiteti. "Pjekja seksuale" është dhe rritja e para qe arrin njeriu. Natyra i ka marre masat qe te sigurohet ekzistenca. Detyra e te rriturit, sidomos e mësuesve ne shkolle ,është, qe ta ndihmoje te mos ngecet ne eksitimin banal, që më shume është nje bastardim se sa fenomen ne natyre. Kombinimi I pjekjes seksuale me mjetet qe njeriu ka shpikur, për të përfituar me shume kënaqësi seksuale, nuk mund të japin asgjë të mirë në këtë fazë të jetës. Nëse i rrituri neglizhon dhe nuk flet me fëmijën për ate qe po ndodh ne trupin e tij, pengon pikerisht ate princip te natyrës dhe njerëzores, qe vetja eshte zbulim dhe nuk mund te realizohet me eksperiencat e gatshme te te tjereve, sidomos te te rriturve perverse. Kujdes prinder prinder dhe mesues. Do te sugjeroja qe te flisni me femijet me seriozitetin me te madhe dhe duke i shpjeguar rendesine e jetes dhe krijimit te saj nepermjet aktit seksual, ne te gjithe jemi ne kete jete pikerisht nga ky akt magjiplote, i cili krijon jeten. femijes i flitet thjeshte:- maredhenia seksuale nuk fillon nga organi, por eshte nje forme komunikimi qe mundeson krijimin e jetes. Jane njerzit qe hyne ne maredhenie dhe jo organet e tyre. Ato qe ke pare jane bere si filmi qe nuk eshte i vertete, por e ndertojne pjese pas pjese sic e ka menduar regjizori. Dashuria eshte nje gje shume e cmuar dhe duhet zbuluar sa me bukur. Ti je duke u rritur dhe natyrisht, qe ndjen brenda vetes efektet e kesaj rritje, si kurioziteti per veten, prekjen e zones genitale, por edhe zbulimi i seksualitetit te tjetrit. Ne kete faze te jetes, nuk ke nevoje te shikosh ca njerez te tjere, qe shtiren sikur bejne dashuri. Mos e bej kete gje se te prish gjithe magjine e vetes dhe te dashurise. Ajo ështe nje gje qe zbulohet hap pas hapi dhe jo duke pare te tjeret", shkruan Lira Gjika.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!