
Prindërve izraelitë u është thënë që të hiqnin rrjetet sociale sidomos aplikacioni TikTok nga telefonat e fëmijëve të tyre përpara se militantët e Hamasit të fillojnë transmetimin e pritur të videove të pengjeve të marra gjatë fundjavës.
Shoqata e prindërve të një shkolle në Tel Aviv ka thënë se i është thënë të bllokojnë hapjen e videos së pengjeve “duke u lutur për jetën e tyre“, raporton CNN.
“Ne nuk mund t’i lejojmë fëmijët tanë t’i shikojnë këto gjëra. Është gjithashtu e vështirë, për më tepër, e pamundur, të bllokohet gjithë kjo përmbajtje në mediat sociale. Faleminderit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj", tha shoqata e prindërve.
Lajmi kryesor:
Lufta në Izrael/ Masakër në Kfar Aza! Hamasi vrau 200 izraelitë, mes tyre 40 fëmijë! Disave u është prerë koka! Biden: Si ISIS, bota në rrezik! 1200 të vrarë, 200 pengje












