Shemben disa objekte te 'Selvia', tension me policinë, PD-ja akuzon, Veliaj: Çliruam 'Vojo Kushin' (VIDEO)

Mbrëmjen e sotme te zona e 'Selvisë' është tensionuar situata pas prishjes së disa objekte, që sipas bashkisë së Tiranës ishin pa leje dhe qëllimi ishte çlirimi i monumenteve, në rastin konkret të bustit të heroit “Vojo Kushi”. Kryebashkiaku Erion Veliaj ka postuar në rrjetet sociale disa pamje nga aksioni, ndërsa thekson se tashmë busti është çliruar nga pikat e basteve dhe katet pa leje të deputetëve të rënë vafti duke 'shigjetuar' opozitën.

Pas Ali Demit, nis çlirimi i Vojo Kushit! Nuk mjaftoi ish-bingo, por ja hipën sipër Vojos, si ai tankut, me kat pa leje e me grykësi që as fashizmi s'e kish! Ta dinte Vojo që do bëhej kurban për llotot e deputetëve të rënë vafti, do e kish menduar dy herë atë punën e tankut”, shkruan Veliaj.

Por tre pronarë biznesesh kanë kundërshtuar vendimin për prishjen e objekteve. Njëri prej tyre u ngujua brenda në ambientit të lokalit për disa orë. Babai i tij tha se nuk janë lajmëruar dhe se i janë drejtuar policisë për të bërë kallëzim penal, ndërsa pretendon se objektin e kishte me leje të rregullt.

"Na kanë ardhur pa njoftim, nuk kanë lajmëruar qytetarët, pasi nuk dinim asgjë. Shkuam dhe bëmë denoncim në polici, pasi nuk kishim shkresë për asnjë afat për të liruar biznesin. I kemi të gjitha me dokumente të rregullta" tha ai për mediat. Djali i tij i ngujuar brenda në lokal thotë se "nuk kam ndërmend që të dal". Ndërkohë që jashtë ambienteve janë ende fadromat që vijojnë punën. Situata është tensionuar në një moment rreth orës 22:15 minuta, ndërsa është dashur ndërhyrja e policisë së rendit dhe bashkiakes për të shmangur përplasjet.

Për ngjarjen ka reaguar edhe ish-deputetja e PD-së, Jorida Tabaku duke akuzuar bashkinë e Tiranës. "Tek Selvia, në mes të Tiranës, në pikun e qarkulimit të mjeteve dhe njerëzve, në pronën e tyre, në besen e shtetit që i paguan taksat, me buke në gojë, pa u lajmeruar as me gojë as me shkrim. Erion Veliaj u dergon fadromat të mbështetura nga forcat speciale dhe rrënon barbarisht pasurinë e qytetarëve të pambrojtur. Dhuna nuk ka kufij ndaj duhet të bashkohemi përpara padrejtësive përpara se prona dhe shtëpia jonë të jetë pre e dhunës diktatoriale të kësaj qeverie" shkruan ajo në Facebook.

Pavarësisht akuzave të PD-së, bashkia thotë se në këto katër vite i ka kushtuar një vëmendje të posaçme edhe kujdesit për monumentet e figurave të rëndësishme që kanë kontribuar për çlirimin e atdheut. Ndërkaq, këto nisma për vlerësimin e figurave të njohura që kanë sakrifikuar edhe jetën për atdheun, sipas bashkisë kanë hasur në kundërshtinë e LSI dhe të PD-së, të cilët kanë dalë hapur kundër çlirimit nga ndërtimet pa leje.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Rrofte Partia Socialiste!: 30/05/2019 17:51

    Te Lumte erion Veliaj. Verini zjarrin horrave e dallkaukeve pa fre e pa din e iman. MJAFT ME! Me plehrat e pd-se e me funderrinat e popullit shqiptar DUHET vetem nje gjuhe: Ajo e forces dhe e terrorit. Tirana dhe e gjithe Shqiperia i perket vetem Njerezve dhe jo kafsheve me fytyre njeriu. Patjeter qe e mira, rregulli dhe qytetaria do te triumfoje.

    Përgjigju
  • sarandioti: 30/05/2019 00:21

    KJO TABAKU mbron pa pike turpi ndertesa te paligjshme ,,,ta marri vesh populli c'jane deputetet e PD...

    Përgjigju
  • myslymi: 30/05/2019 00:17

    ERION ke edhe 1 million ndertime te tilla te paligjshme dhe te shemtuara qe duhet nje ore e me pare ti prishesh,,,keta nuk marrin vesh,,,e shkatarruan dhe e shemtuan tiranen ne menyren me te poshter…////

    Përgjigju
  • Baca: 30/05/2019 00:15

    ..shyqyr..,ju lumte,si Kabul asht qene aty te Selvia...,Kjoska Provincialesh ne Toke t"xanun...

    Përgjigju
  • Tironsi: 30/05/2019 00:05

    Ky pushtuesi ktu kishte nja 1 muaj qe po tentonte te bente katin e dyte nga krahu bustit sigurishte pa leje e me kte raste e hongri dhe dyqani ngjit ... Shteti duhet te pershkllzoj forcen e tije edhe me teper ... Bravo.

    Përgjigju
  • BENI: 30/05/2019 00:04

    O ERION PRISHJA KETYRE KETO TENEQE TE SHEMTUARA ,,,DHE PRONARET RRASI BRENDA PER ZENIE TE HAPSIRAVE PUBLIKE,,,SHKATARRUAT TIRANEN,,ALLAHU JU VRAFTE ISHALLAH...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës