KORCE- Qendrat e moshës së tretë të hapura me pompozitet pak vite më parë nga Bashkia e Korçës prej më shumë se një muaji janë mbyllur. Shkak për këtë mësohet të jetë bërë prishja e marrëveshjes së bashkisë me fondacionin “Kennedy”, i cili ishte financuesi kryesor sa i takon funksionimit të këtyre qendrave.
Aktualisht mbyllja e tyre ka bërë që të moshuarit të zhvendosen në lulishte. Jashtë kamerës ata kërkojnë rihapjen e tyre, pasi thonë se është i vetmi vend që i ka mbetur për të kaluar disa orë ndryshe.
Nga ana tjetër bashkia e Korçës sqaron se shumë shpejt këto qendra do të rihapen, pasi aktualisht janë në një tjetër prag marrëveshjeje, këtë herë me një tjetër fondacion.
“Për këtë kategori kjo është diçka shumë e rëndësishme dhe bashkia e ka parë si prioritet ndjekjen dhe ecurinë e saj, ndërkohë që në përfundimin e kontratës me fondacionin “Kennedy” kemi aplikuar dhe jemi duke u përpjekur për të lidhur një tjetër kontratë me një tjetër fondacion. Një marrëveshje e cila do të arrihet brenda një kohe shumë të shkurtër dhe këto qendra komunitare do të fillojnë sërish të funksionojnë si më përpara për të ofruar shërbim për persona e moshës së tretë”, tha drejtorja e Marrëdhënieve me Publikun, Larisa Katundi.
Qendrat e të moshuarve në Korçë ofronin për këtë kategori kafe falas, leximin e shtypit të ditës dhe kontroll mjekësor falas, lojëra argëtuese, të gjitha në një staf mikpritës.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com