Raporti vë në pah se mekanizmi i monitorimit të abuzuesve seksualë nuk funksionon, ndonëse ligji parasheh masa të ashpra më tepër se në shumë vende të tjera. Në të thuhet se nga viti 2008 deri në 2011-ën, 182 fëmijë kanë qenë viktima të shrytëzimit seksual.
Avokati i Popullit, Sami Kurteshi thotë se organet e rendit kanë bërë pak për përmirësimin e situatës. “Problemi është se në shoqërinë tonë kjo është ende një temë tabu. Shpesh nuk raportohet për shkak të paragjykimeve”,-thotë ai.
Rreth 67% të rasteve të raportuara janë femra e 33 % meshkuj. Në të shumtën e rasteve, abuzimet vijnë nga personat e rritur dhe jashtë lidhjeve familjare. Në 3 për qind të tyre, bëhet fjalë për inçeste.
Redaksia Online
(b.y/shqiptarja.com)