Prishtinë, AAK e LDK dënojnë
rrëmbimin e policëve kosovarë

Prishtinë, AAK e LDK dënojnë<br />rrëmbimin e policëve kosovarë
PRISHTINE- Partitë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës shprehin indinjatën të thellë për rrëmbimin e dy policëve të Policisë Kufitare të Republikës së Kosovës. Nëpërmjet deklaratave për shtyp i kërkojnë qeverisë së Kosovës të ndërmarrë hapat e nevojshëm për lirimin e policëve si dhe ndërhyrjen e ndërkombëtarëve.

AAK: Rrëmbimi i policëve se Prishtina iu nënshtrua Serbisë
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) shpreh indinjatën e vet të thellë për rrëmbimin e dy policëve të Policisë Kufitare të Republikës së Kosovës.

"Ky veprim armiqësor i Qeverisë së Sërbisë vjen si pasojë e nënshtrimit të vazhdueshëm të Qeverisë së Kosovës, e cila në vend se të ndërmarrë veprime konkrete për zbatimin e Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe mbrojtjes së integritetit dhe sovranitetit të vendit, del me deklarata të çuditshme dhe bajate, gjoja për Serbinë evropiane dhe se gjoja Serbia e paska pranuar Pavarësinë e Kosovës", thuhet në deklaratën për shtyp të AAK-së

"Pozita inferiore dhe nënshtruese e Qeverisë së Republikës së Kosovës ka lejuar që vendit tonë t’i vritet polici, t’i rrëmbehet polici dhe, mbi të gjitha, të përdhoset uniforma e shtetit të Kosovës", thuhet më tej në deklaratën e AAK-së.
AAK kërkon, në radhë të parë, "lirimin e menjëherëshëm dhe të pakusht të policëve të Kosovës, të rrëmbyer në territorin e Republikës së Kosovës".
AAK kërkon nga Qeveria e Kosovës "që të mos bëjë analizë politike por të ndërmarrë veprime praktike dhe të drejtpërdrejta në mbrojtje të shtetit dhe dinjitet të tij".
"AAK kërkon nga bashkësia ndërkombëtare që të rishikojë pozicionin e shtetit serb në proceset integruese, duke qenë dëshmitarë se politika e vjetër e Beogradit nuk ka ndryshuar, dhe e cila është në kundërshtim me parimet demokratike të BE-së", thuhet në deklaratën e AAK-së.

LDK: NDERKOMBETARET TE NDERHYJNE PER LIRIMIN
Lidhja Demokratike e Kosovës përmes një deklarate për media, ka dënuar fuqishëm "rrëmbimin e dy pjesëtarëve të Policisë së Kosovës Shukri Bunjaku dhe  Sami Beqiri.

"LDK-ja u bën thirrje institucioneve shtetërore të Republikës së Kosovës dhe mekanizmave ndërkombëtarë që të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për lirimin e dy policëve të rrëmbyer dhe kthimin e tyre në Kosovë", thuhet në deklaratë.

LDK-ja konsideron se aktet e tilla janë tërësisht të papranueshme dhe nuk i kontribuojnë normalizimit të marrëdhënieve dhe fqinjësisë së mirë ndërmjet dy vendeve.

Po ashtu, LDK-ja fton bashkësinë ndërkombëtare, Bashkimin Evropian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe të gjtiha vendet e botës demokratike, që t’i bëjnë trysni Beogradit zyrtar për ndaljen e provokimeve të tilla të rënda ndaj Kosovës, thuhet në deklaratën e këtij subjekti politik.
(sg/europaelire/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Institucionet e drejtësisë refuzojnë komisionin ‘Antikorrupsion’, Prokuroria e Përgjithshme për Report Tv: S'marrim pjesë, japim opinion nëse na kërkohet

Institucionet e drejtësisë refuzojnë komisionin ‘Antikorrupsion’, Prokuroria e Përgjithshme për Report Tv: S'marrim pjesë, japim opinion nëse na kërkohet