Me rastin e 100 vjetorit të lindjes së akademikut, Idriz Ajetit, është mbajtur një konferencë jubilare, ku u vlerësua roli i tij si krijues i madh i politikave arsimore e shkencore të Kosovës, të institucioneve të arsimit dhe si një dijetar me kontribut e ide origjinale themelore.
Përmes një telegram urimi të dërguar nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, post falenderimit për punën e palodhur dhjetra vjeçare të akademik Ajetit, kryeministri Rama, solli në kujtesë se përmes studimeve të tij, akademik Ajeti i dha gjuhës sonë mbarkomëtare letrat e saj te fisnikërisë.
Nga ana e tij, Kryetari i Akademisë së Shkencave të Kosovës, Hivzi Islami tha se profesor Idriz Ajeti simbolizon një epokë të albanologjisë.
Sipas tij, emri dhe vepra i tij do të jetojë për aq kohë sa do të jetojë edhe gjuhësia shqiptare dhe shkencat albanologjike.
Kryetari i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, Myzafer Korkuti, e nderoi profesorin Idriz Ajeti me një diplomë për shkrim shkencor kombëtar për vitin 2016.
Sipas tij, ky çmim i është dedikuar profesorit Ajeti për veprimtarinë e gjatë dhe të frytshme akademike e universitare për një periudhe shtatë dekadëshe në shkencat albanologjike.
Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemail Minxhozi tha se nuk ishte thjeshtë themelues i institucioneve arsimore ne Kosovë, por ai i thelloi idetë e tija në zhvillimin e këtyre institucioneve tepër të rëndësishme të Kosovës.
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka dekoruar sot akademik Idriz Ajetin me Medaljen Presidenciale të Meritave.
Redaksia Online
XH.K.Z.B/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com