PRISHTINË - Policia e Kosovës ka çaktivizuar mëngjesin e sotëm një granatë dore që u gjet pranë godinës të ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë.
Zëdhënësi i policisë së Kosovës, për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci konfirmoi se granata ishte vendosur fare pranë shkallëve të ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, por policia e ka zbuluar dhe e ka çaktivizuar atë në kohë, përmes një shpërthimi të kontrolluar, shkruan telegrafi.com.
Policia bëri të ditur se ende nuk ka një të dyshuar për autorësinë e vendosjes së lëndës plasëse, por kanë nisur hetimet për ta zbardhur sa më parë këtë ngjarje.
Nga ana tjetër, edhe zëdhënsia e ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë në Kosovë, Arta Isteri tha se nga shpërthimi i kontrolluar i granatës nuk ka pasur të lënduar dhe të gjithë punëtorët i janë kthyer punës.
Sipas saj, për zbardhjen e ngjarjes, do të verifikohen të gjitha kamerat e sigurisë pranë ministrisë së Tregtisë së Kosovës.
(su.fu/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com